Lesi: Pas refuzimit të dytë nga Presidenca, Rama futi zagarët politikë për të sulmuar Metën

0
483

Nikollë Lesi për çështjen e mosdretimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm nga presidenti Meta është shprehur se Rama është acaruar shumë nga kjo gjë. Sipas tij kryeministri nuk e priste që Meta të mos i dekretonte Sandër Lleshin.

Lesit shtoi më tej se menjëherë Rama pas refuzimit të dytë nga Presidenca futi zagarët politikë për të sulmuar Metën

“Në pikë të mëngjesit kryeministri në Twitter dha lajmin e dorëhqjes së Xhafajt kishte frikë se mos i ndërronte mendjen. Rama e bëri urgjent në Twitter. Një shkresë pa kokë ishte propozimi për Sandër Lleshin. Pasi u publikua lajmi se Meta nuk do ta dekretonte, Rama futi zagarët politikë për ta sulmuar Metës. Pasi ky i fundit nuk e dekretoi, në parlament gjatë fjalës Rama kishte një mllef të jashtëzakonshëm për ta grirë presidentin.”, u shpreh Nikoll Lesi në “Report Tv”.

“Unë nuk kam shkelur kushtetutën. Sander Lleshi nuk është gjeneral aktiv. Ai ishte ende në gjyq me Ministrinë e Mbrojtjes. Ka proces gjyqsor aktualisht. Rikthimi në detyrë i një gjenerali nuk bëhet nga gjykata. Propozimi është kushtetues për ministër.”, u shpreh Rama.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here