Lesi i flet ashpër Ramës: Ta ngriti topin Veliu që t’i çosh mesazh…

0
356

Përballja e sotme mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetarëve në “Repilitix’, ka pasur debatet dhe batuta të forta.

Në momentin që gazetari Muhamed Veliu i bën pyetje Ramës për një projektligj të vitit 2016-të i cili rregullon marrëdhëniet me presidentin ka ndërhyrë gazetari Nikollë lesi i cili i ka thënë Veliut se ajo ishte pyetje e përgatitur nga këshilltarit të kryeministrit, Endri Fuga.

Sipas Lesit ky projektligj synon ti çojë mesazh presidentit se do t’i hiqen kompetencat.

Pjesë nga debati:

Veliu: Në vitin 2016 ju keni kaluar një projektligj që rregullon Marrëdhëniet me Presidentin, a Do t’i iktheheni sërish këtij projektligji?

Rama: Nuk e kam idenë për çfarë bëhet fjalë.

Lesi, Veliut: Kush ta çoi këtë pyetje Endri Fuga.

Rama: Nuk e di për çfarë ligji bëhet fjalë.

Lesi: Po ku bëhet gjë në PS apo të kalojë ligj pa e parë ti mor burrë. Ta ngriti topin Veliu që t’i çosh mesazh metës për t’i hequr kompetencat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here