Gazetari vë me “shpatulla pas murit” Veliajn : Do ta shohësh pastaj … kur të mendosh të rrafshosh dhe një avlli!

0
187

Ditën e sotme kreu i Bashkisë së Tiranës në një dalje të tij për mediat u shpreh i bindur se ndërtesat në zonën e Astirit do të prishen, pasi plani i Unazës së Madhe është mbi interesat e disa familjeve.

Madje Veliaj i ka quajtur shpellarë të gjithë ata që shprehen kundër këtij plani, duke shtuar ata po përdoren si mish për top nga Partia Demokratike.

Lidhur me deklaratat e bëra nga kryebashiaku ka pasur një reagim tejet të veçantë nga ana e gazetarit Agim Xhafka.

Ai merr si shembull rastin amerikan, teksa thotë se nuk prishet asnjë shtëpi në rast se nuk paguhet me vlerën e plotë të tregut, pasi sipas tij atje qytetarët kanë të drejtë të mbrojnë me armë banesat e tyre.

“Erion, e di pse nuk prishen shtëpiat në USA pa u paguar më parë vlera e plotë, cent më cent? Se atje ka një ligj që lejon mbajtjen e armës për të mbrojtur shtëpinë. Kaq. Nxirrni dhe këtu një ligj të tillë e ta shohësh pastaj pçst kur të mendosh të rrafshosh qoftë dhe një avlli”, shkruan Xhafka në rrjetet sociale.

Kujtojmë se banorët e Astirit kanë më shumë se 10 ditë që protestojnë për shkak se do të mbeten pa banesa, duke hedhur kështu poshtë mundin e një jete të tërë, me të cilin kanë ngritur këto godina.

E vetmja zgjidhje që iu është premtuar nga ana e Bashkisë për banorët që i kanë shtëpitë pa legalizuar është pagimi i bonusit të qerasë për një vit, zgjidhje të cilën ata e kanë konsideruar qesharake.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here