Bllokimi në Kakavijë/ A po hakmerret Greqia për çështjen e Bularatit???

0
366

 

Prej ditës së djeshme, lëvizja në Kakavijë ka vijuar me probleme. Natën e kaluar u bllokua qarkullimi për shkak të një defekti në sistem nga pala greke që bënte të pamundur kontrollin e shtetasve shqiptarë.

Pas rreth 3 orësh ky problem u rregullua dhe vijoi lëvizja. Mesohet se Policia greke në Kakavijë ka njoftuar sërish bllokimin e qarkullimit në këtë pikë doganore deri në orën 13:30, kohë kur pritet të përfundojë rregullimi i sistemit.

Mbrëmjen e kaluar mund të kalonin vetëm shtetasit e BE dhe amerikanë pasi nuk kanë nevojë për kontroll në sistem. Kaluan gjithashtu edhe shtetasit shqiptarë me kombësi greke, ndërsa ata me pasaportë shqiptare jo me justifikimin se nuk mund të kontrolloheshin në sistem.
Qindra shqiptarë me familje kanë qëndruar për rreth 3 orë dje në radhën që shkonte në mbi 2 kilometër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here