A do rikthehet Tahiri në Partinë Socialiste? Ja si përgjigjet Rama…!!

0
274

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me procesin e hetimit ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Rama është shprehur se Gjykata e Katanias mbylli hetimet pas verifikimeve, ku vërtetohet se Tahiri nuk ka lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike sëbashku me grupin e “Habilajve”.

Ai theksoi dhe njëherë që Partia Socialiste ka bërë gjënë e duhur duke mos lejuar arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, pasi sipas tij, do të arrestohej për një gënjeshtër.

I pyetur për rikithimin e tij në PS nëse ai del i pafajëshm, Rama tha se nuk flet me nëse…

“Unë nuk flas me nëse.,… Unë jam me parimin që kam shpallur në fillim. Problemet e tij janë individuale, nuk janë të partisë socialiste. Unë besoj që të vinte Partia Socialiste të vinte në qeveri që të mos përdoret pushteti si mjet për tu mbrojtur nga drejtësia.U kërkua të arrestohet një deputet, që erdhi në formë akuze në Palament. Prokruoria italiane refuzoi arrestimin” tha Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here