Rama po e mbron me metoda mafioze, Dako të arrestohet

0
128

Partia Demokratike nuk resht se insistuari per arreswtimin e Vangjush Dakos.Deputeti i PD-se Klevis Balliu kerkoi arrestimin e kryebashkiakut te Durresit, pasi sipas tij është simbol i pushtetit ilegjitim të Edi Ramës.

 

Deputeti u shpreh se Dako bleu votat me bandat në shkëmbim të favoreve e pasurisë dhe se duhet të paguajë me burg krimin elektoral.

“Edi Rama po e mbron me metoda mafioze, duke mbajtur të kyçur në sirtarët e Prokurorisë dosjen e pushtetit të tij ilegjitim, por as vetë Rama nuk guxon ta mbrojë në publik bashkëpunimin e Vangjush Dakos me kriminelët”-tha Balliu.

Ja postimi i tij i plote:

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, është simboli i pushtetarit, i cili duhet të paguajë me burg krimin për blerjen e votave nëpërmjet bandave dhe krimit të organizuar.

Përgjimet e dosjes 339 e provojnë qartë krimin elektoral të Vangjush Dakos, i cili është tani më i vetmuar se kurrë në publik.

Edi Rama po e mbron me metoda mafioze, duke mbajtur të kyçur në sirtarët e Prokurorisë dosjen e pushtetit të tij ilegjitim, por as vetë Rama nuk guxon ta mbrojë në publik bashkëpunimin e Vangjush Dakos me kriminelët.

Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.

* Nga përgjimet faktohet se Vangjush Dako ka komunikuar me numrin 2 të bandës së Avdylajve, me nofkën Niçja, disa muaj para zgjedhjeve, të paktën, që në shkurt 2017.

* Dosja 339 fakton se Kryetari i Bashkisë së Durrësit, pasi ka blerë vota, bashkë me trafikantët ndërkombëtarë të drogës, komunikon me Niçen për të falenderuar kreun e bandës, dy ditë pas zgjedhjeve.

* Nga përgjimet shqiptarët kanë parë sesi banda e Avdylajve, një pjesë e të cilës është në burg për trafik ndërkombëtar droge, i kërkon Dakos të ndërhyjë për të larguar forcat speciale.

Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg!

Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë.

Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama.

Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here