Konflikti Meta-Rama për Sandër Lleshin\ Basha: Një nga dimensionet e krizës…

0
114

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në studion e “360 Gradë” në Ora News, tha se konflikti midis Presidencës dhe Kryeministrisë për çështjen e ministrit të ri të Brendshëm, është një nga dimensionet e krizës së mungesës së Gjykatës Kushtetuese.

Pjesë nga deklarata: 

Zheji: Ka një konflikt institicional midis Presidentit dhe kryeministrit sa i përket emërimit të Sandër Lleshit. Nga buron “mallkimi” i ministrave të Brendshëm të të majtëve…

Basha: E para është problemi institucional që i takon një institucioni, që është Gjykata Kushtetuese, që vendos për interpretimin e Kushtetutës, përcakton qëndrimet e kryeministrit dhe Presidentit. Ajo që është zbuluar në këtë episod një javor, është dimensioni institucional i krizës që përjetojnë shqiptarët, ky është dimensioni i krizës kushtetuese. Që prej një viti, shqiptarët nuk kanë Gjykatë Kushtetuese.

Një vend pa Gjykatë Kushtetuese, është një vend që qeveriset në kushtet e paligjshmërisë.

Madje, dikush do të thoshte në kushte të ngjashme me grushtin e shtetit. Me zhdukjen e Gjykatës Kushtetuese, do të thotë që ky pushtet absorbohet nga një grusht njerëzish dhe këtë e shohim ditë për ditë, që nga ligji për teatrin e deri tek protesta e banorëve që shohim tek Unaza e Re. Dimensioni institucional i krizës është i qartë edhe me rastin e konfliktit të Presidentit dhe kryeministrit për ministrin e Brendshëm.

Nuk ka pikë rëndësie nëse në atë ministri shkon Lleshi si ministër apo shkon dikush tjetër. Ministria e Brendshme është kontrolluar drejtpërdrejt nga kryeministri dhe dërgimi i një vartësi, këshilltari pa profil politik është dëshmia e zbuluar që Rama kërkon të kontrollojë plotësisht Ministrinë e Brendshme, pa asnjë pengesë. Kjo që po ndodh është rënia e Ministrisë së Brendshme për të mbrojtur veten, familjarët, Tahirin, Dakon, Ballën dhe skandalet e mëdha politike dhe kriminale për të cilën kjo qeveri njihet edhe tek partnerët tanë ndërkombëtar.

Ky do të jetë një varës edhe më i bindur ndaj Ramës dhe paraardhësit e tij që në fund të fundit, vinin nga një karrierë politike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here