Ja si stafi i Ramës komunikonte me bandën e Avdylajve…

0
308

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta janë përfshirë në një debat, të cilin e konsiderojnë si një lojë shahu politik, lidhur me emrin e kandidatit për Ministër të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Por, në të vërtetë shahu mat i vërtetë për Edi Ramën po i vjen nga njeriu që vendosi të “dorëhiqet” nga drejtimi i dikasterit të Rendit, Fatmir Xhafaj.
“Dosja 339” e Prokurorisë për Krime të Rënda ka në brendësi të saj fakte të shumta dhe tronditëse për lidhjet e ngushta të bashkëpunëtorëve të Edi Ramës me persona të krimit të organizuar.
Të dhënat janë në dispozicion të Fatmir Xhafaj, i cili i ka ndjekur dhe administruar të rezultatet hetimore në kohë reale, nëpërmjet informacioneve që i përcilleshin nga policët që po ndiqnin këtë hetim, si edhe nga njerëz të afërt me Kryeprokuroren e Përkohshme, Arta Marku.
Këto të dhëna pritet t’i shkaktojnë kokëçarje të mëdha shefit të tij formalisht, Edi Ramës. Burime për “Boldneës.al” shprehen në konfidencë se Vangjush Dako është vetëm një prej shumë politikanëve që janë “kapur” me audio në dosjen “339”. Madje, edhe ato përgjime që kanë dalë deri më tani, janë vetëm maja e ajsbergut për bashkëpunimin e kryebashkiakut të Durrësit me bandën kriminale të Avdulajve.
Dosja “339” pritet të zbulohet pjesë-pjesë, gjithnjë në varësi të humorit të Fatmir Xhafajt. Ndaj, Edi Rama, sot më shumë se sa të zbusë raportet me Ilir Metën për emrin e Sandër Lleshaj, po përpiqet të mbajë nën kontroll inatin e Xhafajt. Ky i fundit, sipas njerëzve të tij të afërt, pasi dorëzoi të vëllain në Itali, për të vuajtur dënimin për trafik narkotikësh, është betuar se “kur dorëzoi të vëllain, nuk do ia dijë për askënd tjetër”.

Ky mesazh, natyrisht që më së pari shkoi për Edi Ramën, vëllai i të cilit, Ols Rama dyshohet se ka bashkëpunuar me grupin e narko-trafikantëve të Xibrakës. Por lista që kanë marrë ose pritet të marrin mesazhin e Xhafajt, është shumë e gjatë. Fashikujt voluminozë të “dosjes 339” kanë në brendësi të tyre komunikimet që anëtarë të stafit të ngushtë të Edi Ramës kërkonin ndihmesën e Avdulajve dhe të tjerë bashkëpunëtorë të tyre në aktivitetin kriminal, për të zgjidhur çështje të ndryshe. Dhe, në të kundërt, u siguronin garanci politike se do të ishin të paprekshëm nga hetimet penale.
Dosja ka gjithashtu komunikime të shpeshta ndërmjet deputetëve të rëndësishëm socialistë të Komisionit të Ligjeve e Komisionit të Sigurisë Kombëtare që diskutojnë për përfitime tenderash me biznesmenë që kanë shërbyer si “kopertura” të Avdulajve. Bëhet fjalë për deputetë me peshë të rëndë, por edhe nga ata që zëri ka nisur t’u forcohet, sidomos gjatë mandatit të dytë qeverisës së Edi Ramës.
Bisedat e përgjuara përfshijnë tendera multimilionësh, por edhe procedura prokurorimi me vlera “absurde” për këtë rrjet të fuqishëm, si tendera ndriçimi rrugësh, hapje dhe rehabilimit kanalesh, leje për parkingje, etj.
Dhe, natyrisht, nuk mungojnë bisedat “e lirshme” ndërmjet politikanëve të rëndësishëm, qëndrorë e lokalë dhe anëtarëve të disa grupeve kriminale për sigurimin e votave për Partinë Socialiste.
Dosja “339” përfaqëson rastet më tipike të lidhjeve të qeverisjes së Edi Ramës me botën e krimit të organizuar. Këto të dhëna, me shumë mundësi, janë të gjitha në dispozicion të Fatmir Xhafajt dhe, mesa duket jo vetëm tek ai. Fatmir Xhafaj erdhi në krye të ministrisë së Brendshme, i etiketuar si “njeriu i ndërkombëtarëve”. Edhe pas largimit të tij, faktorët më të rëndësishëm ndërkombëtarë në Tiranë, megjithëse me gjuhë diplomatike, shprehën dyshimin dhe mos-dakordësinë për largimin e tij.
Kjo “aureolë” që qëndron mbi kokën e Fatmir Xhafajt, mund të nxisë këtë të fundit dhe bashkëpunëtorët e tij që të nxjerrin në publik disa prej të vërtetave të forta që gjenden në dosjen “339”. Ky do të jetë “shahu mat” për Edi Ramën dhe mesazhin e fortë politik pritet ta marrë së shpejti në rrugë diplomatike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here