INTERVISTA/ Spaho: Barra e rrëzimit të qeverisë Rama është detyrë e të gjithë shqiptarëve. Të gjitha opsionet të mundshme

0
153

 

Intervista/ Kreu i grupit parlementar të PD-së

Spaho: Barra e rrëzimit të qeverisë Rama është detyrë e të gjithë shqiptarëve. Të gjitha opsionet të mundshme

 

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho në një intervistë për gazeten “Standard” ka folur për çështje më të fundit që kanë sjellë përplasjet mes opozitës  dhe mazhorancës. Ndër të tjera kreu i grupit parlamentar të PD-së ka folur dhe për largimin e qeverisë nga pushteti që e ka marrë peng, ku u shpreh se barra e rrëzimit të qeverisë Rama është detyrë e të gjithë shqiptarëve përfshirë të majtët sepse nga kjo qeveri po humbin dhe po largohen nga vendi të gjithë. Ndërsa ka folur për zgjedhjet, Spaho ka nënvizuar se PD po përgatitet për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jo zgjedhje farse ku ajo të jetë fasadë. Deputeti i PD i pyetur për mosdekretimin e Sander Lleshit si ministër i brendshëm, deklaroi se është e drejta e kreut të shtetit të kontrollojë nëse plotësohen kushtet që parashikon kushtetuta nga njerëzit që propozohen të mbajnë këto poste.

 

Intervistoi: Ermelinda Ndoja

 

Pas përgjimeve për kryebashkiakun e Durrësit, PD ka kërkuar arrestimin e tij. Cili është mendimi juaj për çështjen e Vangjush Dakos?

Ai që ka shprehur vazhdimisht PD që kur u bënë publike fakte nga dosja hetimore “339”. Dje ka pasur një prononcim tjetër të PD për këtë çështje. Për Dakon janë bërë publike biseda të përgjuara me kontigjente kriminale në Durrës të cilët sot janë pas hekurave. Nga bisedat e përgjuara rezultojnë pazare për blerjen votash në zgjedhjet e vitit 2017. Nga marreveshjet me kontigjente të tilla kriminale Edi Rama përfitoi rreth 13 mandate në këto zgjedhje. Në këmbim të votave të marra kontigjentet kriminale shpërblehen me fonde dhe pasuri publike. Faktete e krimit elektoral të Dakos janë të qarta dhe ai duhet të shkojë në burg. Zvarritja e hetimeve i krijon atij mundësine të zhdukë provat. Pa dënuar krimin elektoral nuk ka për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme si dhe luftë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta.

 

Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se me skandalet ku është përfshirë qeveria, në zgjedhjet vendore mund të ketë zgjedhje të parakohshme. Si do i arrijë opozita këto zgjedhje?

Të gjitha opsionet janë të mundshme, por së pari duhet të sigurohen zgjedhje të lira dhe të ndershme të cilat nuk mund ti organizojë Edi Rama i cili është ideatori dhe zbatuesi i skemës së bashkëpunimit me krimin e organizuar për të ardhur në pushtet dhe mbajtur atë. Për të prerë lidhjet me krimin dhe paratë e drogës kemi propozuar vetingun e politikaneve i cili nëse pranohet do të largojë nga skena politike të gjithë individët të lidhur me krimin dhe që e mbështesin atë. Garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme nuk janë çështje vetëm e PD por e gjithë shoqërisë shqiptare. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka institucione demokratike, nuk ka qeverisje në shërbim të qytetarëve, nuk ka zhvillim ekonomik dhe emigrimi do vazhdojë. Prandaj barra e rrëzimit të qeverisë Rama është detyrë e të gjithë shqiptarëve përfshirë të majtët sepse nga kjo qeveri po humbin dhe po largohen nga vendi të gjithë. Sa më shpejt të kuptojmë këtë dhe sa më shumë të bashkohemi aq më i afërt është fundi i Edi Ramës dhe klikës së tij. PD po punon pandërprerë për këtë qëllim.

Cilat janë kushtet dhe si do hyje opozita në zgjedhje?

PD po përgatitet për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jo zgjedhje farse ku ajo të jetë fasadë. Ndarja e politikanëve nga krimi i organizuar, dhënia fund e financimit të partive me paratë e drogës, dhënia fund e shitblerjës së votës janë disa nga parakushtet për zgjedhje të lira e të ndershme. Për të eleminuar këto fenomene kaq negative duhet në radhë të parë vullnet politik i cilin i mungon Edi Ramës.

Pas refuzimit që presidenti i vendit i bëri kandidatit Sandër Lleshit, si e vlerësoni ju këtë vendim të kreut të shtetit?

Është në të drejtën e Presidentit të Republikës të kontrollojë nëse plotësohen kushtet që parashikon kushtetuta nga njerëzit që propozohen të mbajnë poste kaq të rëndësishme. Aq me tepër që në të shkuarën kemi pasur plot raste kur Rama ka propozuar dhe ka mbajtur në poste të larta njërës të lidhur me krimin e organizuar. Mjaft të kujtojmë dy ministra të brendshëm apo ish-kryetarin e bashkisë së Kavajës.

 

Një nga reformat kryesore në vend është ajo e drejtësisë, si e shikoni ritmin e këtij procesi?

Reforma në drejtësi ka hyrë në qorrsokak të plotë. Sot jemi pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë dhe shpejt do bllokohen edhe shkallët e tjera të gjyqësorit. Në krye të Prokurorisë është një individ i zgjedhur në kundërshtim me përcaktimet kushtetuese, me 69 vota dhe propozuar nga PS. Nuk janë ngritur institucione të rëndësishme si KLP, KLGJ dhe KED. SPAK dhe Byroja e Hetimit vazhdojnë të mbeten në letër.  Ne kemi propozuar zgjidhje për këto çështje në muajin Shkurt të këtij viti. Propozimet synonin që të zhbllokohej reforma në drejtësi dhe të ngriheshin institucionet e reja, por shumica i rrëzoi këto propozime me mekanizmin e votës në parlament. Në muajin Shtator kemi ripërsëritur këto propozime por vullneti i maxhorancës është që të kapi sistemin e drejtësi dhe jo të ndërtojë nje sistem drejtësie në shërbim të vendit dhe qytetarëve.

 

Si e gjykoni ecurinë e reformes zgjedhore dhe cili është parashikimi i juaj për fatin e KQZ në këto zgjedhje?

Sikurse kam theksuar më sipër, fondamentale është vullneti për të ndarë politiken nga krimi dhe paratë e drogës dhe përfshirjen e tyre në procesin zgjedhor. Nëse eksiston vullnet për tu ndarë nga këto fenomene, marrin zgjidhje edhe reforma zgjedhore , KQZ apo çështje të tjera që kanë të bëjnë me zgjedhjet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here