E sëmura për talasemi vuan për gjak, Presidenti Meta premton ta ndihmojë

0
132

Emisioni investigativ “Fiks Fare” solli dje në mbrëmje rastin e një zonje e cila vuan nga talasemia dhe në bankën e gjakut nuk ka gjak për të. Lefteri Dedej nga fshati Konjati, Dushk i Lushnjës apelonte për ndihmë pasi prej 4 muajsh ka marrë vetëm një qese gjak.

Zonja Dedej kërkonte gjak në spitalin e Lushnjës “Ihsan Çabej” por mjekët pretendonin se nuk ka dhe se duhet të gjente vetë një dhurues për ta ndihmuar.

Pasi u njoh me rastin në fjalë Presidenti i Republikës, Ilir Meta nëpërmjet kabinetit të tij kontaktoi drejtuesit e emisionit “Fiks Fare” dhe premtoi se në kudrin e “Aleancës për Dhurimin e Gjakut” shumë shpejt do të organizohet një seancë dhurimi gjaku në Lushnjë për t’i shkuar në ndihmë jo vetëm zonjës Lefteri Dedej por edhe të gjithë atyre banorëve në këtë bashki që kanë nevojë për gjak.

“Fiks Fare” e ka falenderuar sot Presidentin Meta për angazhimin e tij në zgjidhjen e këtij rasti por edhe për faktin se ishte zyrtari i lartë i parë që reagoi menjëherë pas bërjes publike të shqetësimit të zonjës Dedej. Për më tepër ndiqni emisionin e sotëm të Fiks-it në linkun e mëposhtëm:

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here