Banoret e ‘Unazes se Re’ proteste te bashkia, nuk largohen pa takuar Veliajn

0
124

 

Banorët e Astirit  nuk zbrapsen nga protestat qe jane per kunder shembjes se banesave ne saje te projektit per  ndertimin “Unazes se Re”. Kete te hene protestuesit jane zhvendosur para bashkise se Tiranes ku protestojne per te drejtat e tyre.

Protestuesit  kërkojnë takim me kryebashkiakun Erion Veliaj, që të marrin përgjigje lidhur me fatin që do të kenë banesat e tyre. Turma e qytetarëve eshte mbledhur para bashkisë, por duke mos penguar qarkullimin e mjeteve, policë të rendit kërkuan që ata të largoheshin, pasi nuk ishte marrë leje për tubimin.

Pas disa minutash bisedime, policia u tërhoq, ndërsa qytetarët vijojnë të qëndrojnë para këtij institucioni, ndërsa pohojnë se nuk do të largohen prej aty pa takuar Veliajn. Ata shprehen se deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje lidhur me dëmshpërblimet, ndërsa shtojnë se shteti po i nxjerr në qiell të hapur.

“Fuqia e njerëzve është më e madhe se njerëzit në fuqi”, kjo është një nga banderolat më të mëdha që protestuesit mbajnë në duar. Përfaqësuesi i kësaj proteste tha se banorët duan dëmshpërblim 100%. Po ashtu ai i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë që mos të tregohen arrogantë me këta banorë.

“Këta fshihen, se tani janë zgjedhjet. Ne kemi qenë të ligjshëm deri dje, ndërsa sot na shpallin të paligjshëm. Ne duam 100 përqind dëmshpërblim dhe ata që kanë dokumente dhe ata që nuk kanë. Se kanë investuar 25 vite në ato banesa. Projektin le ta bëjnë si të duan ata. Ne jemi për negociata, s’jemi vandalë. Vijmë tek bashkia e Tiranës se jemi qytetarë të Tiranës dhe kemi votuar për këtë qytet. S’kemi kërkuar kurrë ndihmë. Këta po mundohen që të tregohen arrogantë. Kryeministri duhet të tregohet arrogant me ata që na përdhunuan në Bularat dhe jo me ne. Unë dhe këta banorë nuk duam që ta lëmë vendin. Ne nuk tërhiqemi. Për dy gjëra jeton njeriu; për nder dhe shtëpi. Shtëpitë tona nuk do të gremisen”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here