• Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Top Bar Navigation
Gazeta Standard Online
  • Kryesore
  • Politikë
    • Pikante
  • Aktualitet
    • Kronikë
  • Koment
  • Ekonomi
  • Bota
    • RAJONI
  • Show Biz
    • Eros & Psikologji
  • WEB TV
  • Te Tjera
    • Sociale
    • Sporti
    • Kioskë
    • Kulturë
    • Dosier
    • HI-TECH
    • Histori&Arkiva
    • Horoskopi
    • Kulinari
    • Mister
    • Lojra
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
    • Pikante
  • Aktualitet
    • Kronikë
  • Koment
  • Ekonomi
  • Bota
    • RAJONI
  • Show Biz
    • Eros & Psikologji
  • WEB TV
  • Te Tjera
    • Sociale
    • Sporti
    • Kioskë
    • Kulturë
    • Dosier
    • HI-TECH
    • Histori&Arkiva
    • Horoskopi
    • Kulinari
    • Mister
    • Lojra
No Result
View All Result
Gazeta Standard Online
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shqipëria drejt falimentimit/ borxhi 80%, ekspertët japin alarmin

11 November, 2018
in Aktualitet, Ekonomi, Politikë
0
28
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë rishikimit rutinë të marrëveshjes me Shqipërinë në fillim të këtij viti, Fondi Monetar Ndërkombëtar, njoftoi në një raport zyrtar se detyrimet e prapambetura të qeverisë shqiptare kishin arritur në 26.7 miliardë lekë në fund të vitit 2017, ku 65% e detyrimit i përkiste qeverisë qendrore dhe 35% pushtetit lokal. Në fund të vitit 2017, totali i borxheve të papaguara ishte 1.7% e PBB-së, e cila nuk u përfshi në llogarinë zyrtare të borxhit publik. Borxhi faktik i certifikuar nga qeveria shqiptare për vitin 2017 ishte 69.9% e PBB, por nëse do të përfshiheshin detyrimet e prapambetura, vlera e detyrimeve do të ishte 71.6%.
Të njëjtën përllogaritje bëri edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili gjeti shkelje të rënda si në përllogaritjen e deficitit buxhetor, ashtu edhe në raportin e borxhit me PBB. KLSH në raportin e buxhetit faktik 2017, gjeti se qeveria ka disbursuar kredi të huaja në vlerën mbi 3.7 miliardë lekë, të cilat nuk i ka përfshirë në llogaritë e deficitit 2017, duke i transferuar në llogaritë e 2018, në shkelje të ligjit organik të buxhetit të shtetit.
Sipas KLSH-së, deficiti buxhetor vjetor faktik më 2017 është -2.3% e PBB-së, teksa Ministria e Financave e ka raportuar -1.99% e PBB. Duke përfshirë edhe detyrimet e prapambetura që, sipas KLSH, për vitin 2017 janë më shumë se 19 miliardë lekë, borxhi publik është shumë më i lartë se 71% e PBB-së.

Më herët FMN ka tërhequr vëmendjen për rreziqet domethënëse fiskale që përmbajnë projekttet e partneritetit publik privat (PPP). Fondi ka kërkuar vazhdimisht që ndikimi i këtyre projekte, ndryshe nga sa veprohet aktualisht, të reflektohet në llogaritë fiskale dhe borxhin publik në mënyrë transparente dhe në linjë me normat ndërkombëtare.
Aktualisht qeveria e reflekton borxhin vetëm si detyrim korrent të vitit kur ndodh, ndërsa standardet ndërkombëtare kërkojnë dhe llogaritjen e pjesës së detyrimit të shtetit në totalin e borxhit publik. FMN e ka shprehur me parë se është e rëndësishme që çdo projekt PPP të bëhet transparent, të ketë një analizë të qartë kosto përfitime dhe një analizë të plotë rreziku.
Në një deklaratë zyrtare të FMN në fund të vitit të kaluar, vlerësohej se borxhi ose detyrimi i mundshëm që vjen nga investimet e financuara nga PPP-të mund të arrijë deri në 7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Nëse këtë ia shtojmë borxhit aktual prej rreth 72% të PBB-së, atëhere niveli real i tij mund të ngjitej në gati 80% të PBB-së (koment i Monitor).
Ekspertët e Ekonomisë janë të shqetësuar për mungesën e seriozitetit të qeverisë për transparencën mbi raportin e borxhit real. Eksperti Selami Xhepa tha se ndoshta rreziku më serioz që mbetet i fshehtë, por brenda dy-tre viteve të ardhshme do të shfaqet qartazi dhe brutalisht, është implikimi që sjellin kontratat afatgjata koncesionare dhe Partneritetit Publik-Privat në borxhin publik dhe detyrimet e akumuluara. Të projektuara në kufijtë e 2 miliardë eurove nëpërmjet kontratave PPP për tre vitet në vazhdim, efektivisht borxhi real publik do të rritet dhe jo të ulet. “Kur themi ‘të projektuara’, shifrat reale, që do të rezultojnë në përfundim të kontratave të lidhura, do të jenë shumë më të larta se kjo shifër”, pohoi Xhepa.

LexoEdhe

Ekzekutoi të atin, 20-vjecari rrëfehet para hetuesve: E vrava pasi ai……

Djegia e mandateve: Ja emrat që janë gati tani. Nga Agron Duka e deri tek…..

VIDEO për të mos u humbur/ Maniakut bipolar kur nuk ia var kush, e ndihmon celulari…

Share28TweetPin
Previous Post

Meta bisedë të përzemërt me Rasmussen. Nga Danimarka ke gjithmonë për të mësuar...

Next Post

Gjashtë xhubletat e jetës tënde, ku i çove grua?

redaktori

redaktori

Next Post

Gjashtë xhubletat e jetës tënde, ku i çove grua?

Discussion about this post

Lajmet e fundit

Aktualitet

Ekzekutoi të atin, 20-vjecari rrëfehet para hetuesve: E vrava pasi ai……

by redaktori
18 February, 2019
0

Një i ri shqiptar në Greqi ka pranuar para prokurorëve se ka ekzekutuar babain e tij. Ngjarja ka ndodhur një...

Read more

Djegia e mandateve: Ja emrat që janë gati tani. Nga Agron Duka e deri tek…..

18 February, 2019

Ngjarje e rëndë: Nëna rreh fëmijën 3 vjeç deri në vdekje vetëm pse nuk e duronte…

18 February, 2019

VIDEO për të mos u humbur/ Maniakut bipolar kur nuk ia var kush, e ndihmon celulari…

18 February, 2019

Dy fjalë për ata që shqetësohen mbi imazhin e vendit: Imazhi i vendit nuk dëmtohet kur protestohet kundër qeverisë, por kur qeveria gënjen sa herë flet në emër të tij , kur shkelet Kushtetuta, kurvendin e mbyt droga…..

18 February, 2019
  • Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Footer Navigation

© 2018 Instant.al Digital Agency -

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
    • Pikante
  • Aktualitet
    • Kronikë
  • Koment
  • Ekonomi
  • Bota
    • RAJONI
  • Show Biz
    • Eros & Psikologji
  • WEB TV
  • Te Tjera
    • Sociale
    • Sporti
    • Kioskë
    • Kulturë
    • Dosier
    • HI-TECH
    • Histori&Arkiva
    • Horoskopi
    • Kulinari
    • Mister
    • Lojra

© 2018 Instant.al Digital Agency -