“Nëse do ktheja kohën, s’do isha bërë reper”, publikohet intervista e fundit e Stresit

0
159

Reperi Stresi është ndër më të pëlqyerit në tregun shqiptar, projektet e të cilit kthehen shumë shpesh në hite. Në intervistën e tij të fundit, ai ka rrëfyer se nëse do kthente kohën mbas, nuk do ishte pjesë e estradës shqiptare.

Nuk isha bërë reper. Çdo njeriu i bëhet kjo pyetje. Unë të tregoj të vërtetën, nuk i kisha hyrë kësaj pune. Kam pas gjëra më të mira për të bërë në jetë se reper, por zoti e shkruan deri diku. U bëra reper, ta kisha kthyer kohën mbrapa, nuk do isha bërë kurrë. Më mungon jeta e thjeshtë, nuk është pak të jesh 11 vite në treg. Dikur më ka bërë mirë, e doja me çmos këtë lloj çmimi prej muzikës që të isha ndër më të njohur. Tani më pëlqen kur dal në Europë pas koncertit dhe askush nuk ta rras, secili vepron sipas qejfit“, tha ai për ‘1KL’.

Intervista u realizua me 10 tetor, por është publikuar në kanalin Youtube sot.

Prej datës 17 tetor të këtij viti, Stresi vijon të mbetet në qelitë e paraburgimit. Ai akuzohet për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here