Gigi Hadid, në televizion me një çantë 5000 euro

0

Ajo ka qenë e ftuar në Tonight Show të Jimmy Fallon dhe modelja Gigi Hadid është shfaqur me një kostum të bardhë dhe një çantë, me një arush të mbuluar me gurë kristali të Jidith Leiber me një vlerë 5 mijë euro.

Loading...

Përse pikërisht këtë zgjedhje? Sepse e dinte që drejtuesi i emisionit do ta pyeste pikërisht për çartën. Jimmy Fallon në fakt është zbavitur duke bërë shaka me modelen dhe pasionin e saj për çantat, duke treguar edhe pamje nga tapeti i kuq, në të cilën Gigi Hadid mban në dorë një çantë shumë të vogël të Brandon Maxwell.

Për pjesëmarrjen në këtë show, Gigi Hadid kishte zgjedhur një look që nuk mund të mos binte në sy, një kostum i Ralpf Lauren, dhe varëse të Jacquie Aiche.

Me pak fjalë e gjithë vlera e veshjes së modeles shkon rreth 40 mijë euro, një vajzë prej ari kjo Gigi Hadid.

Loading...

Lini nje pergjigje