Ceremonia e varrimit të Kaçifas, mes thirrjeve antishqiptare dhe arrestimeve të ekstremistëve

0
215

Kostandinos Kacifas, u përcoll sot për në banesën e fundit në varrezat e Bularatit. Por kjo ceremioni ashtu sic pritej u shoqerua me mjaft incidente. Keshtu kete pasdite policia shqiptare ka vënë në pranga dy shtetas grekë si organizatorë të bllokimit të trafikut për më shumë se 10 minuta në aksin Gjirokastër-Kakavijë.

Të arrestuarit janë ekstremisti i njohur, i cili është kryetar i Bashkimit Qendror të Epirit të Veriut, Babis-Harallambos Karathano dhe shtetasi Anestis Kacis.

Ndërkohë, mediat greke raportojnë se krahas Harallambos, në pranga kanë rënë edhe Thoma Stefo, ish-kreu i Këshillit drejtues të OMONIA, Kristo Duçi, ish-kreu i komunës Dropull si dhe Andrea Kurti. Për tu interesuar për të arrestuarit, në komisariatin e Gjirokastrës ka shkuar kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

 

Varrimi

“Vorio Epiri është Greqi, Kacifas jeton, Kacifas drejton”, me këto thirrje 35-vjeçari Konstandinos Kacifas është përcjellë për në banesën e fundit.

Kacifas mbeti i vrarë pas sulmit mbi policinë shqiptare më 28 tetor. Ditën e djeshme trupi i të ndjerit që ndodhej në Tiranë ku iu nënshtrua ekspertizës mjeko-ligjore ka mbërritur në vendin e tij të lindjes, Bularat. I veshur me rroba ushtarake dhe i mbuluar me flamurin grek, i ndjeri është përcjellë nga qindra banorë të zonës, familjarë dhe shtetas grekë. Arkëmorti ka qendruar i hapur deri në fund. Policia shqiptare e Kakavijës ka kthyer mbrapsht mbi 25 persona deri tani.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here