Si gjithmone dhe pse tashme nuk ben pjese ne politiken aktive te vendit, nuk mungojne analizat dhe komentet ne rrjetet sociale te ish ministrit te drejtesise Ylli Manjani. Ne statusin e tij te fundit komenton PPP- te e dyshimta te qeverise, dhe se fundmi te asaj te rruges Tirane-Durres, borxhit qe rritet dhe ndoshta pastrimit te parave…
Ja statusi i Manjanit!!!
Borxhi.
————-
Damian Gjiknuri tha dje se qeveria nuk i ka 200 milionë euro për rrugën Tiranë-Durrës. Prandaj dhe duhet dhënë me koncension një privati, që shyqyr që na paska dalë!
Ndërkohë, borxhit aktual, prej rreth 7 miliardë euro (70% e GDP)i është shtuar edhe borxhi i fshehtë prej 2 miliardë euro, me PPP dhe kontrata të reja koncensionesh.
Për lidhjen e kontratave të koncension-korrupsionit përdoret si garanci sovrane gjithnjë shuma prej 200 milionë. Aq sa i mungojnë Damianit…
Asnjë cent nga këto 2 miliardë nuk jepet e as garantohet nga asnjë bankë apo institucion financiar!!!
Të jetë pastrim parash?!
Shpifje nuk është iher!
Por një gjë është e sigurtë: është abuzimi më i rëndë që ka ndodhur ndonjëherë! Qeveria ka vendosur se ku do çojë paratë e njerëzve të paktën për 30 vitet e ardhshme!
Borxh i frikshëm që vetëm destabilitet prodhon!
Imagjinoni sa është përqindja e korrupsionit në këto afera!
Ndërkohë parlamenti monist, politika e media bëjnë llo llo llo llo gjithë ditën kot…