Bëri “cubin” në Parlament, por sot flet si “lepur”, Rama: Meta nuk ka faj, e shkaktoi Nishani problemin!

0
633

 

Kryeministri Edi Rama i ftuar në Real Story të gazetarit Sokol Balla foli për mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër nga Presidenti Ilir Meta. Ai tha se do t’ia dërgojë sërish Metës emrin e Lleshit për dekretim, dhe se nuk pret që arsyeja e refuzimit të jetë një lojë politike apo axhendë e fshehtë prej tij.

Rama tha se Meta nuk ka asnjë faj pasi ka qenë gabimi i Bujar Nishanit që ndodhi kjo gjë.

 

“Nuk ka asgjë këtu. Presidenti për hir të vërtetës nuk ka bërë asgjë të keqe. Sander Lleshi ka një shkarkim nga presidenti, dhe është kthyer në detyrë nga Gjykata Kushtetuse. Dhe presidenti ky I gjashti, jo I shtati nuk e ka zbatuar vendimin e gjykatës kushtetuese.”

 

Kryeministri paralajmeroi se kete te premte do te ridergoje tek Meta emrin e Sander Lleshit qe kreu I shtetit ta dekretoje si minister te brendshem.

“Nesër unë do ti cojë presidentit serish dekretin ku do ti prezantojë emrin e Sandër Lleshit për ministër të brendshëm me një konotacion shpjegues dhe me traditën e shpjeguar nga Presidenti që me rastin e marëveshjes me Greqinë ka cuar shkresa shumë serioze dhe detajuese që e kanë ndihmuar procesin. Unë synojë që ai të krijojë bindjen e plotë dhe ta dekretojë këtë herë Lleshin.Kam besim qe Ilir Meta nuk do ja vendos vetes njollen me te zeze, qe askush nuk e ka bere me pare, ate te shkeljes se Kushtetutes.Kam respekt per inteligjencen e Ilir Metes. Eshte nje situate qe mund te kalohet. Zero gatishmeri per te sakrifikuar Sander Lleshin dhe Reformen ne Drejtesi. 

A e prisnit mosdekretimin e Lleshit nga Meta? Si përgjigjet Rama

“S’e dija fare, s’më shkonte ndër mend. Ai ka një shkarkim nga Presidenti që është konsideruar i paligjshëm nga Gjykata. Presidenti nuk më ka paraqitur arsye që do konsideroheshin arsye që bien ndesh me kriteret që duhen. Presidenti ka bërë hulumtimin më të thellë në historinë e Republikës. Kanë kërkuar për gjeneralin në adresa ku kurrë nuk ka shkuar më parë postieri i Presidencës dhe kanë gjetur gjithçka të bardhë.

Meqë Presidenti përmes shefit të kabinetit dërgoi një sms, se këtu jemi bërë katund sms-sh, më thirri takim dhe aty prisja që mos më paraqisë arsyet që u bë publike. Ajo që kemi diskutuar me Presidentin ishte i hapur dhe konstruktiv, në dy pole të kundërta dhe nuk dua të bëj përcjellje të bisedës deri në nuanca që ai i ka bërë me mua.

Unë Presidentit i kam çuar një dekret, jo një kandidaturë. Presidenti ka kthyer në fakt një letër pa referenca. Unë do i çoj sërish një dekret Metës me emrin e Sandër Lleshin, dhe pas 7 ditësh do japë përgjigjen”

Po cila do jetë arsyeja që do e pranojë?

“Presidenti nuk ka një axhendë të fshehtë dhe nuk ka një lojë politike apo prapavijë. Dhe nuk besoj se është prapavijë e një opozite të dëshpëruar që kërkon qiqra në një hell që po piqet vetë”/ vizionplus

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here