Analisti Bushati: Këta njerëz që bënë ato thirrje sot mund të shkojnë deri në 10 vjet burg

0

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar ngjarjet e sotme në Bularat, ku u varros ekstremisti grek Kostandinos Kacifas. Bushati tha se sipas ligjit shqiptar, personat që bënë thirrje raciste dhe që nxisnin dhunë dhe urrejtje, mund të dënohen deri në 10 vjet burg.

Loading...

Skena të shëmtuara janë, të një nacionalizimi demode. Ajo që mund të më shqetësojë, pavarësisht nga ajo që e quajmë tolerancë shqiptare, janë disa pyetje të thjeshta. A e bëjnë dot 20 shqiptarë ekstremistë në Greqi këtë gjë? Nuk e bëjnë dot as 100 marokenë në Francë, sepse përfundojnë në burg. Cështja është si vepron një shtet serioz? Duke i injoruar, por duke respektuar edhe ligjet e vendit të tij. Dhe me ligjet e vendit tonë, këta njerëz që bëjnë këtë thirrje mund të shkojnë deri në 10 vjet burg”- tha ai.

Bushati tha gjithashtu se pati një problem me mënyrë si kryeministri Rama e trajtoi çështjen, që në momentin kur Kacifas u vra. Sipas Bushatit, Rama nuk duhet të ishte prononcuar, pa përfunduar hetimet.

Si ka mundësi që vritet dikush dhe del kryeministri dhe thotë ky është i cmendur. Në cdo vend normal të botës, shtetit tjetër i lind ideja e një prapaskene politike. A e bën Rama këtë nga idiotësia, apo se shtetin e kupton sic thotë për fatmir Xhafën, i kam unë regjistrimet, këtë nuk e di”- tha Bushati/ balkanweb.com

Loading...

Lini nje pergjigje