Pamela Anderson godet sërish: Vajza mos shkoni në hotel me një të huaj…

0
194

Dikur ishte një yll i filmit “Baywach”, një prej serive më të famshme televizive në botë, pikërisht ajo që e  e bëri Pamela Andersonin një yll të madh në Hollivud, sikurse edhe pozat e saj përvëluese për revistën erotike për meshkuj, Playboy.

Aktorja e njohur Pamela Anderson ka folur në një intervistë për një temë që ka bashkuar femrat anë e mbanë botës vitin e fundit.

Ajo ka dalë kundër fushatës #MeToo, fushatë kjo e filluar nga femrat të cilat janë abuzuar seksualisht nga meshkujt.

Pamela Anderson është shprehur: “Mendoj se feminizmi mund të shkojë shumë larg. Unë jam feministe, por mendoj se kjo valë e feminizmit është një gjë e panevojshme. Mendoj se i paralizon meshkujt”.

Ndërsa për fushatën #MeToo, Pamela është shprehur: “Mendoj se kjo fushatë është diçka e tepërt. Më falni, ndoshta do të më vrasin që e thash këtë. Por, nëna ime më ka mësuar që vajzat nuk duhet të shkojnë në hotel me një të huaj. Nëse një mashkull ju hap derën dhe është vetëm në një robdeshambër, merrni edhe një person tjetër para se të hyni në dhomë”.

Kjo deklaratë e Anderson ka marrë shumë kritika sidomos nga femrat, kurse shumë e kanë përkrahur duke thënë se më në fund një femër po i tregon gjërat ashtu siç janë.

Pamela ka fituar vëmendje edhe falë punës së saj si aktore në filma, edhe falë një kasete që e shfaqte atë duke bërë seks me burrin, por edhe falë angazhimit si aktiviste për të drejtat e kafshëve.

Për nder të një prej zonjave më të mëdha të Hollivudit, jua rikujtojmë më poshtë disa prej fotografive më të nxehta të Pamela Andersonit.

Ndërkaq, lidhjet e saj (ka qenë e martuar me Tommy Lee dhe me Kid Rock) bënë që jeta e saj të jetë shpesh në qendër të vëmendjes së publikut.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here