13 C
Tirana, Albania
E shtunë, Nentor 17, 2018
Video/ Ja si u ekzekutua mafiozi grek

Video/ Ja si u ekzekutua mafiozi grek

0
Pamjet

GREQi

Pas ekzekutimit të “gangsterit” dhe biznesmenit grek 46-vjeçar, Yanniis Makris në Voula, sot kanë dalë edhe pamjet e momentit kur është qëlluar për vdekje.

Loading...

Mediat e huaja gjatë ditës së djeshme raportuan se vrasësi mund të jetë shqiptar, i cili sipas tyre, dyshohet se ka luajtur rolin e ekzekutorit kundrejt pagesës. Media greke “Kthimerini” tregon se materiali vizual është regjistruar nga një aparat me rezolucion shumë të lartë.

Në pamje duke qartë se viktima është qëlluar pasi ka dalë nga shtëpia brenda makinës, të cilën e kishte parkuar në ambientet e jashtme. Pasi Yanniis Makris ka hipur në makinë, ekzekutori afrohet me shpejtësi duke zbrazur armën mbi të dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i krimit.

Me fytyrë të paidentifikueshme, autori mbante në kokë një kapele të zezë dhe një xhaketë sportive me dy ngjyra, por edhe pantallona dhe këpucë me ngjyrë të zezë. Në pamje duket se e gjithë skena e ekzekutimit ka zgjatur vetëm 5 sekonda, ky një veprim i shpejtë çka i ka lënë mundësi për t’u larguar autorit të vrasjes. Dyshimet për ekzekutiminin e grekut janë të shumta, por si pistë kryesore po hetohet përplasje mes bandave dhe grupeve rivale në Greqi, aty ku funksionojnë edhe shqiptarët.

Loading...

Lini nje pergjigje