Deputeti i PD sulmon ashpër minstren Nikolla: Sajon histori rozë, për realitete blozë…

0
161

Deputeti i PD, Luçiano Boçi i është kundërvënë reagimit të ministres së Arsimit Lindita Nikolla ndaj disa fotografive të publikuara nga vet ai, që tregojnë situatën aktuale të një shkolle në Skrapar.

Boçi shkruan në Facebook se fotografitë tregojnë situatën katastrofike të shkollës dhe se ministrja Nikolla nuk po bën asgjë tjetër përveçse po mbrohet. Sipas deputetit demokrat, ministrja e Arsimit “sajon histori rozë, për realitete blozë”.
Boçi e akuzon sërish Nikollën për çorientim të kërkimit shkencor të universiteteve publike, për rritje tarifash, për degradim të procesit të pranimeve, për zhvlerësim të meritës e preferencës si dhe për lënie pa dëftesa të 420 mijë nxënësve të vitit të shkuar.
Postimi i Boçit:
MINISTRJA QE LUAN ME HELLIN
Pas fotove me hell, Ministrja po na mbrohet me zell.
Sajon histori rozë, për realitete blozë.
Me kryeplak që bën fli shtëpinë
e bën kurban bagëtinë…
Jeni bërë për bejte znj. Ministre!
Dhe si “kaporral” Rama i yt, bërtet më pas më kot:
Shpifje!?
Shpifje për çfarë?!
Për foto që flasin vetë.
Për foton me raki në një klasë, prapa dopjos të së cilës është “dërrasa e zezë” e shkruar?!
Për foton me mishin në hell, në sfondin e së cilës, ndrin Këndi i Klasës?
Jo zonja Ministre!
Jo!
Nuk janë shpifje, janë shpikje ministrore. Dhe ju nuk mund të fshiheni pas hellit.
Sepse Institucioni i Arsimit arsimor është institucion me të njëjtin status, si në Çorrotat të ish komunës Zhepë të Skraparit, ashtu dhe në mes të Tiranës.
Është po kaq serioz, si me tre nxënës, ashtu dhe me 3 mijë nxënës.
E atje nuk bëhet as aheng, as shtrohen zijafete, sipas tekave të kryepleqve e sipas fiolozofisë suaj.
Bëhet mësim e shtrohet dije, sipas procesit mësimor të mësuesit.
Nuk e them unë.
E përkufizon Ligji i Arsimit Parauniversitar.
Apo është shpifje fakti që ju keni detyruar 134 mijë fëmijë të braktisin arsimin parauniversitar, siç shkruani e pranoni dhe në statusin tuaj që shkolla Çorrotat ka përfunduar me 3 nxënës?
Mos vallë është shpifje fakti që ju mbyllët 150 shkolla, midis të cilëve dhe atë të Gurrazezit, ngjitur me Çorrotatin!?
Siç duket quani shpifje, faktin e denoncimit të shkatërrimin e Fakulteteve të edukimit dhe të degëve që pregatisin mësues?!
Që mbyllët Matematikë-Fizikën, Bio-Kiminë, Histori-Gjeografinë, ose i degdisët me 5 studentë, tamam si shkolla e Çorrotatit, për shkak të paaftësisë e papërgjegjshmërisë?!
Që keni çorientuar kërkimin shkencor dhe Universitetet publike?!
Që rritët tarifat?!
Që degraduat procesin e pranimeve?!
Që zhvlerësuat meritën e preferencën?!
Që latë pa dëftesa në kohën e duhur 420 mijë nxënës, vitin që shkoi?!
E sa e sa të tjera…?!
Kjo është panorama tronditëse e arsimit sot e nuk mund ta fshehësh dot as me statuse bajate e mediokre e as me akuza shterpë.
E ju nuk mund të vazhdoni të luani e të digjni më, në hellin e pushtetit tuaj, fatet e nxënësve e studentëve.
“Koha dridhet e përdridhet,
Do të vij’ dita që do zgjidhet…”
p.s
Po të postoj dhe foto me dreka të tjera në po atë shkollë (7 Maj), për të rrëzuar alibitë e tua, për rikonstruksione e data kot e festë inaguruese me prindër, punëtorë, etj…etj…
Shihe mire se ke dhe fëmijë aty!!!!!
Po tani cili shpif znj Ministre e Arsimit në hell?!!!!!!!
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here