“Thembra e Akilit”/ Standard zbardh arsyen kyçe: Ja pse kandidatura e Lleshit nuk vlen!

0
6470

Mos dekretimi nga ana e Presidentit të Republikës i kanddidaturës së sjellë nga kryeministri Rama për ministër të Brendshëm, ka krijuar debate e diskutime të forta jo vetëm mes palëve politike por edhe mes ekspertëve të fushës. Një pjesë e konstiucionalistëve kanë kërkuar të protet derisa Presidenti të zbardhë arsyet e ndërsa nuk kanë munguar komente të tilla sipas të cilave veprimi i Presidentit ishte brenda kompetencave të tij kushtetuese dhe se ai “nuk mund të jetë noter i kryeministrit”.

Por ndërkohë “standard” ka hulumtuar lidhur me arsyet që mund të kenë sjellë refuzimin e kandidaturës, ndërsa argumentete zyrtare mund ti japë vetëm Presidenca. Nga hulumtimi ka rezultuar një e dhënë interesante. Z. Lleshi në vitin 2013 është nxjerrë në lirim me dekret nga Presidenti i kohës, Bujar Nishani. Ky propozim është bërë nga ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami. Por pas këtij vendimi, Sandër Lleshi ka ankimuar dekretin dhe urdhrin e Ministrit të Mbrojtjes së kohës, Arben Imami në Gjykatën e Tiranës. Gjykata  vendosi 8 muaj më vonë të pranojë ankesën e Lleshit, si dhe ka vendosur të shfuqizojë, dekretin e Presidentit Nishani dhe urdhin e Ministrit Imami. Në këto kushte ai ka fituar të drejtën e të qenit Gjeneral rezervë dhe jo Gjeneral i liruar ( pra është Gjeneral aktiv). Nisur nga kjo z. Llleshi rezulton se merr rrogë ende nga Ministria e Mbrojtjes e ndërsa presupozohet të marrë postin e ministrit të Brendshëm. Pra ai nëse do të dekretohej do rezultonte me dy funksione, nga njëra anë Ministër i Brendshëm e nga ana tjetër Gjeneral në rezervë që paguhet nga MM, pasi nuk është Gjeneral i liruar.

Përtej kësaj ane të medaljes që prek anën ligjore të çështjes është edhe ana morale. Lleshi është një gjeneral që ka qënë këshilltar i Sigurisë Kombëtare për 5 vite dhe ai nuk përjashtohet nga përgjegjësia për situatën në të cilën ndodhet vendi. Droga e krimi kanë lulëzuar në tërë këto vite e këshilltari për sigurinë duket se ka dështuar me këshillimin e tij tek Kryeministri.

E në fund vlen të shtrohet pyetja: Pse ministrinë e Brendshme duhet ta drejtojë një Gjeneral? Një vend demokratik , ku ministria e Brendshme konsiderohet si nje institucion civil ( jo si ministria e Mbrojtjes) pse duhet një Gjeneral ne krye? Mos bie kjo në kundërshtim me frymën e Kushtetutës?

@STANDARD.AL

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here