Rakipllari: Lleshi është Gjeneral aktiv, duhej të dorëhiqej më parë…

0
188

Kryeredaktori i gazetës “Panorama”, Robert Rakipllari, të hënën, deklaroi se një nga arsyet pse presidenti i Republikës, Ilir Meta refuzoi dekretimin e emrit të Sandër Lleshit për ministër të Brendshëm mund të jetë se ai është një Gjeneral aktiv.

Rakipllari tregoi se Lleshi në vitin 2013 është liruar nga detyra nga presidenti Bujar Nishani dhe është nxjerrë si një Gjeneral në lirim, por ai iu drejtua gjykatës dhe fitoi statusin.

Ai tha se sipas vendimit të gjykatës, Lleshi është Gjeneral aktiv.

Për të marrë detyrën e ministrit, ai duhej të jepte dorëheqjen ose do të ishte presidenti Meta që një gjë të tillë e realizon si Komandant i Forcave të Armatosura”, – tha Rakipllari.

Më tej, Rakipllari tha se presidenti i ka kërkuar një takim z.Sandër Lleshi, por ky i fundit ka refuzuar t’a takojë privatisht.

Ai tha se sipas burimeve personale nga Presidenca, Meta iu ka komunikuar arsyet e mosdekretimit si personalisht Lleshit, gjithashtu edhe kryeministrit Edi Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here