Si do të shpërndahet “torta” elektorale për vitin e ndeshjes zgjedhore?

0
374

 

Të ardhurat në buxhet për vitin e ardhshëm janë parashikuar në 486 miliardë lekë, shpenzimet rreth 519 miliardë lekë dhe deficiti tregtar rreth 33 miliardë lekë. Po cilat janë institucionet që marrin më shumë para? Duket qartë se për një vit electoral, qeveria e ka zgjeruar thesin aty ku mendon se do të joshë më shumë shqiptarët. Ministria e Shëndetësisë do të marrë më shumë fonde se të gjitha institucionet e tjera publike, konkretisht rreth 60.9 miliardë lekë. Por pavarësisht kësaj, rritja në krahasim me buxhetin e këtij viti është vetëm 2.4 miliardë lekë.

Ministria e Financave po ashtu ka marrë një pjesë të konsiderueshme fondesh, dhe renditet menjëherë pas Shëndetësisë me 58.3 miliardë lekë, apo 2,3 miliardë më shumë se buxheti aktual. Po ashtu, fonde të majme në dukje janë akorduar edhe për Ministrinë e Infrastrukturës, me rreth 46.9 miliardë lekë, por krahasimisht me vitin aktual, këtij institucioni i janë hequr rreth 2 miliardë lekë, çka tregon se buxheti për investime në infrastrukturë është shkurtuar. Ulje fondesh me rreth 1 miliardë lekë është bërë edhe për Ministrinë e Arsimit, të cilës i jepen 38 miliardë lekë. Megjithëse një ndër sektorët më të keqfinancuar, për bujqësinë është bërë një rritje modeste fondesh me 0.3 miliardë lekë, me një buxhet total prej 10.8 miliardë lekë.

Ministria e e Mbrojtjes do të ketë një buxhet total prej 21 miliardë  lekësh, apo 1 miliardë më shumë, Ministria e Brendshme 1 miliardë lekë më pak,  në total 20 miliardë lekë, ndërsa për Ministrinë e Drejtësisë është akorduar një buxhet në rritje me 2 miliardë lekë, ku në total do të ketë 12.4 miliardë. Ministritë më të keqfinancuara janë Ministria e Punëve të Jashtme me 3 miliardë lekë dhe Ministria e Kulturës me 2.1 miliardë lekë, duke ruajtur thuajse nivel të njëjtë buxheti me vitin aktual. Edhe për Kuvendin dhe Kryeministrinë është ruajtur nivel thuajse i njëjtë financimi.

 

Ja buxhetet e veçanta sipas institucioneve:

 

Ministria e Shëndetësisë 60.9 mld lekë

 

Ministria e Financave 58.3 mld lekë

 

Ministria e Infrastrukturës 46.9 mld lekë

 

Ministria e Arsimit 38 mld lekë

 

Ministria e Bujqësisë 10.8 mld lekë

 

Ministria e Mbrojtjes 21 mld lekë

 

Ministria e Brendshme 20 mld lekë

 

Ministria e Drejtësisë 12.4 mld lekë

 

Ministria e Punëve të Jashtme 3 mld lekë

 

Ministria e Kulturës 2.1 mld lekë

 

Koncesionet

Ndërkohë, po rritet shumë fatura e investimeve koncesionare. Pasuritë kombëtare të dhëna me koncesion kanë arritur vlerën e 807 miliardë lekëve ose 6.3 miliardë eurove sipas të dhënave zyrtare të azhurnuara në projektbuxhetin 2019. Vlera e koncesioneve vitin që vjen do të arrijë rreth 46% e PBB-së e cila pritet të në vlerë nominale 1,7 trilion lekë vitin e ardhshëm (rreth 12 miliardë euro). Rreth gjysma e kësaj vlerë 391 miliardë lekë janë koncesioneve në sektorin e energjetikes, të cilat nuk janë ngarkesë për buxhetin, pasi ato janë financime tërësisht private për shfrytëzimin e pasurive kombëtare kryesisht ndërtim HEC-esh të reja. Kostoja më e madhe e tyre ështe në mjedis, pasi shumë nga këto objekte po bëhen në zonat e mbrojtura dhe po shkatërrojnë zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit. Më shumë se 22 miliardë lekë është vlera e kontratave të dhëna në sektorin e shëndetësisë dhe 28 miliardë lekë është vlera e kontratave koncensionare të dhëna në sektorin tatimor dhe doganor.

Vlera më e madhe i përket kontratave me PPP të dhënave tre vitet e fundit të cilat financohen tërësisht nga buxheti i shtetit dhe kapin një vlerë mbi 260 miliardë lekësh, ku koston më të madhe e ka ndërtimi i 6 akseve rrugore me koncesion. Ndërsa 74 miliardë lekë llogariten si kontrata shërbimesh, ku spikasin ajo për Aeroportin Nënë Tereza, dhe koncesioni për mirëmbajtjen e autostradës Durrës- Kukës. Për periudhën 9 mujore të këtij viti buxheti i shtetit financoi 6.3 miliardë lekë për koncesionet PPP.

 

Fondet buxhetore të planifikuara për vitin 2018, me destinacion mbështetjen nga buxheti për kontratat koncesionare/PPP, janë në total 7.37 miliardë lekë. Nga këto, 2.85 miliardë lekë janë investime dhe 4.5 miliardë lekë shpenzime korente. Kundrejt faktit të vitit 2017 që kapi vlerën 6.5 miliardë lekë, plani 2018 rezulton rreth 13.2% më i lartë ose 858.7 milionë lekë më shumë. Pagesat faktike në total për 9-mujorin 2018, rezultojnë 6.4 miliardë lekë ose 79.3% e planit vjetor 2018. Nivelin më të lartë të pagesave e ka shënuar muaji Mars me 1.85 miliardë lekë disbursim, nga të cilat 1.35 miliardë lekë është pagesa “one-time” e kontratës konçesionare të HEC-it mbi lumin Devoll. Bazuar në parashikimin e ecurisë së pagesave për periudhën e mbetur të vitit 2018 (tetor-dhjetor), fondi i planifikuar për t’u shpenzuar është 1.24 miliardë lekë, nivel ky që do të përmbushte 100% planin vjetor të miratuar për vitin 2018.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here