Flamurtari kthehet në makthin e Kukësit…

0

Flamurtari kthehet në makthin e Kukësit, i thyen sërish, duke ndalur vrullin e verilindorëve. Vlonjatët bëjnë të madhin duke marrë një trepikësh me shumë peshë në një sfidë që i fut kuqezinjtë në valle për objektiva të rëndësishëm. Flamurtari e fitojë ndeshjen ende pa u luajtur mirë pasi FSHF i dha të drejtë duke ndryshuar arbitrin në momentin e fundit.

Loading...

Ky ishte “goli” i parë jashtë fushë ndërsa topi përfundoi në rrjetë për herë të parë në minutën e 39-të, një gol me “dhunë” i realizuar nga Franc Veli pas shumë tentativa në zonën e Frashrit. Në momentin më të mirë për Kukësin, Flamurtari i befasojë me një kundërsulm perfekt të finalizuar nga Danilo Alvesh në fundin e pjesës së parë.

Fraksioni i dytë nisi menjëherë më gol me ekipin e Dajës që dukej i përgjumur teksa harruan të vetëm në zonë Sapher i cili me kokë ngushtojë diferencat në 1-2. Cungo s’postoi skuadrën në gjysmëfushën e kundërshtarit por pa mundur të shmang humbjen, me Flamurtarin që tashmë i afrohet në vendin e 4-ët në kuotën e 18 pikëve, një më pak se Kukësi.

Flamurtari
Loading...

Lini nje pergjigje