Stuhi ere dhe rrebeshe shiu, moti i keq vazhdon të marrë jetë njerëzish

0
133

Moti i keq duket se nuk do t’i ndahet Italisë.

Nuk kanë kaluar ende 24 orë nga stuhia që u mori jetën 14 personave në gjithë Italinë.

Tashmë, është veriu i vendit ai që është përfshirë nga vala e motit të keq dhe gjatë orëve të fundit, kanë ndërruar jetë katër persona.

Situata duket të jetë mjaft e rënduar në zonën e Val d’Aostës.

Nga moti i keq janë thyer dhjetëra pemë, janë shkatërruar banesa të shumta dhe pjesa më e madhe e rrugëve janë të bllokuara.

Vala e fundit po shtrihet sërish në gjithë Italinë dhe nuk kanë munguar edhe rastet e përmbytjeve e rrëshqitjeve të tokës në jug të vendit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here