Kapen mbi 247 kilograme eksplozive, ja kush i solli…

0
144

 

Policia turke në juglindje të Turqisë ka zbuluar një automjet të ngarkuar me mbi 247 kilogramë eksploziv dhe pajisje të tjera, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të prefektit të provincës Mardin, pesë të dyshuar u arrestuan lidhur me incidentin.

Në njoftim thuhet se forcat policore të mërkurën e zbuluan automjetin në autostradën Ceylanpinar-Kiziltepe rreth orës 19:30 sipas kohës lokale.

Operacioni u krye pasi u mësua se sasi të mëdha të materialeve shpërthyese u sollën në mënyrë të paligjshme nga grupet terroriste të PKK/KCK-PYD/YPG nga Siria dhe ato do të transferoheshin në provincat e tjera turke për aktivitete bombarduese.

Materiali shpërthyes i sekuestruar në automjet u identifikua si pentaerythritol tetranitrate, i njohur edhe si PETN, thuhet në njoftim.

Një hetim mbi incidentin ka filluar nga Zyra e Prokurorit Publik në Mardin.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here