Thaçi nuk fshihet më, del kundër Gjermanisë…

0
135

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrja serbe Ana Bërnabiç, kanë dalë kundër Gjermanisë sa i përket qëndrimit të tyre lidhur me çështjen Kosovë –Serbi.

Ka qenë ish-ambasadori gjerman në SHBA Ëolfgang Ischinger, i cili ka denoncuar këtë sjellje të Thaçit dhe Bërnabiç.

Ai ka shkruar në rrjetin social tëitter, pas konferencës së Mynihut, se pozicioni i qeverisë gjermanë sa i përket çështjes së ndryshimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës, ëhstë kundërshtuar nga Thaçi dhe Bërnabiç.

Më tej Ischinger shkruan se  çështjen Kosovë-Serbi mes pjesëmarrësve në konferencë si “shumë serioz dhe të gjallë”.

Ndërkohë që më herët ka qenë Bërnabiç ajo që ka shkruar në rrjetet sociale se: Mbetemi të dedikuar ndaj dialogut dhe gjetjes së një kompromisi dhe një marrëveshjeje të qëndrueshme afatgjate për Kosovën dhe Metohinë.

Ndërkohë që për kritikat e Thaçit dhe Bërnabiç kanë reaguar edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Ka qenë fillimisht deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani e cila shkruan se:

Thaçi kritikon #Gjermaninë për qëndrimin e saj të fuqishëm pro integritetit territorial të #Kosovës. Ndalja e këtij njeriu është imperativ për mbijetesën e Republikës sonë.

Pas saj ka reaguar në Facebook edhe deputeti i pavarur  Korab Sejdiu i cili shkruan:

Ai momenti kur Gjermania na e mbronë fuqishëm shtetin dhe sovranitetin, e aleati kryesor i Serbisë (Presidenti i Kosovës) e kritikon atë. Ky njeri duhet të ndalet MENJËHERË!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here