Nusja e Jozefina Topallit flet për jetën sentimentale: ‘I kam bërë vetes dëm të madh…’

0
381

Gjatë kësaj verë u përfol për shumë muaj se moderatorja Eva Murati ishte ndarë nga i dashuri i saj Genar Topalli, djali i ish-kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli. Dhe sipas mediave, shkak për këtë ndarje ishte bërë mungesa e Genarit në festën e ditëlindjes së saj, pasi ai nuk u shfaq në asnjë foto.

Por ditën e sotme prezantuesja e njohur e sportit ishte e ftuar në emisionin “KafeIn”, ku u pyet nga gazetari në lidhje me çështjet e zemrës. Eva deklaroi se gjithçka midis saj dhe Genarit është mirë.

“Zemrën e kam shumë mirë nga të gjitha anët, asgjë të re, gjithçka shkon ashtu siç duhet. Kjo është një temë që unë po përpiqem të mos futem shumë, sepse e kuptoj dëmin e madh, që i kam bërë vetes time për gjithë këto kohë që kam dhënë material tek të tjerët”, tha Eva.

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here