E tmerrshme 167 MLN lekë per nje studim!! Ne spitale nuk ka ilace

0
138

Një pr.ligj i ri i mbërritur në Kuvend, kërkon një fond shtesë prej 33 mijë dollarësh, për të përfunduar një studim të quajtur ADHS për vitin 2017-2018, lidhur me shëndetin, shërbimet shëndetësore dhe sociale që i ofrohen popullatës shqiptare.

Sipas relacionit të bashkëshoqëruar, ndryshimet e bëra në këtë pr.ligj do të përcaktojnë një fond shtesë të bashkëfinancuar, mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë dhe Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë. Përkatësisht, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të mbulojë 22 500 000 (njëzet e dy milionë e pesëqind mijë) lekë të këtij fondi të pambuluar, ndërsa UNFPA, në kuadër të marrëveshjes së bashkëfinancimit për këtë studim, krahas kontributit të dhënë, merr përsipër të mbulojë diferencën prej 11 000 000 (njëmbëdhjetë milionë) lekësh.

Sipas relacionit, kryerja e plotë e studimit ADHS 2017-2018 kërkon një buxhet total prej

167 MLN lekësh dhe duke marrë në konsideratë: Kontributet e partnerëve ndërkombëtarë (SDC/HAP, UNFPA, UNICEF, UN Women) dhe të institucioneve kombëtare (ISHP dhe INSTAT), shpenzimet e kryera, parashikimet e shpenzimeve deri në përfundimin me sukses të studimit (duke marrë parasysh edhe ndryshimet në kurset e këmbimit valutor nga të paktën tri monedha (CHF, USD, ALL), rezulton se fondi i pambuluar për përfundimin e ADHS-së është në total 33 mijë dollarë.

Ky projektligj nuk sjell efekte financiare shtesë në buxhetin e shtetit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të përmbushë me fondet e saj buxhetore mbulimin e fondit të nevojshëm prej 22.5 (njëzet e dy pikë pesë) milionë lekësh.

 

Sipas relacionit, rezultatet e këtij studimi do të:

− Ofrojnë informacionin e nevojshëm jo vetëm për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, por edhe për ministri të tjera, lidhur me hartimin e politikave dhe strategjive të reja, si dhe modifikimin e programeve ekzistuese lidhur me shëndetin dhe shërbimet shëndetësore dhe sociale që i ofrohen popullatës shqiptare;

− Ndihmojnë partnerët dhe drejtuesit e programeve për të planifikuar ndërhyrjet e mëtejshme në fushën e shëndetit dhe mirëqenies së popullsisë shqiptare;

− Mundësojnë krahasimin e treguesve demografikë dhe shëndetësorë të popullsisë shqiptare në periudha kohore periodike. Gjithashtu, ADHS-ja do të mundësojë edhe krahasimin e të dhënave të vendit tonë me vendet e tjera;

− Kontribuojnë në pasurimin e bazës së të dhënave në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar me tregues të rëndësishëm demografikë dhe shëndetësorë, të cilët do të ndihmojnë edhe në raportimet periodike që Shqipëria do të bëjë mbi treguesit e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm (SDGs).

Pr.ligji argumenton se të dhënat e studimit të parë të ADHS-së të realizuara në periudhën 2008- 2009 janë përdorur gjerësisht për hartimin e dokumenteve kryesore strategjike dhe politike, si: Strategjia Kombëtare e Shëndetësisë 2016-2020; Programi Kombëtar për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Infektive në Shqipëri 2016-2020; Plani i Veprimit të Promovimit Shëndetësor 2017-2021; Dokumenti Strategjik dhe Plani i Veprimit për Shëndetin Seksual dhe Riprodhues 2017- 2021. Gjithashtu, të dhënat e përftuara nga raundi i parë i ADHS-së janë reflektuar edhe në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2015-2020, miratuar nga Këshilli i Ministrave në vitin 2016.

ADHS-ja po zbatohet në kuadrin e një marrëveshjeje bashkëpunimi, ndërmjet agjencive ndërkombëtare që e mbështesin financiarisht: HAP, UNFPA, UNICEF, UN women dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në rolin e drejtuesit të procesit dhe të përfituesit kryesor, dhe dy institucioneve implementuese: Instituti Kombëtar i Statistikës (INSTAT) dhe Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Procesi shoqërohet dhe me ekspertizën e agjencisë së licencuar në këtë fushë, ICF International.

Marre nga Revista Monitor

Titulli redaksional

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here