Standard.al

Real Madrid shkarkon Lopeteguin, vendin e tij e zë…

0

Real Madridi vendosur që të largojë nga posti i trajnerit, Julen Lopeteguin. Klubi mbretëror është duke vazhduar me rezultate të dobëta, ndërsa humbja me rezultat 5-1 ndaj Barcelonës ishte kulmi.

“Bordi i Drejtorëve të Real Madrid CF, sot më 29 tetor 2018, ra dakord që të ndërpresë kontratën që e lidh trajnerin Julen Lopetegui me klubin. Ky vendim u mor nga përgjegjësia maksimale dhe ka për qëllim për të ndryshuar dinamikën në të cilën ndodhet ekipi i parë. Klubi e falënderon Julen Lopeteguin dhe të gjithë ekipin e tij teknik për përpjekjet dhe punën e tyre dhe i dëshiron atyre më të mirën në karrierën e tyre profesionale”.

“Ai do të zëvendësohet përkohësisht nga Santiago Solari, i cili do të udhëheqë ekipin e parë duke filluar nga nesër, e martë”, thuhet në njoftimin e klubit. Real Madridi është aktualisht në vendin e nëntë në La Liga.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.