NISMA e RIKTHYER/ Dënim me burg për ata që marrin vendime dhe firmosin akte zyrtare nën efektin e drogës

0
125

NGA LEVIZJA ANTISOROS

Si sot 3 vjet më parë propozimi ynë për Kodin Penal dhe KPP por që PD nuk e propozoi në Kodin e Ri Pena të Reformës Sorosiane në Drejtësi: 29.10.2015

NISMA PËR DËNIM ME BURG PËR ATA QË MARRIN VENDIME DHE FIRMOSIN AKTE ZYRTARE NËN EFEKTIN E SUBSTANCAVE NARKOTIKE! Drejtuar 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë: (lista e plote) Propozoni një ndryshim në Kodin Penal: Dënim me burg për të zgjedhurit në organet lokale apo qëndrore dhe titullarët e institucioneve qëndrore dhe lokale që marrin vendime dhe firmosin akte zyrtare nën efektin e substancave narkotike! Sipas Kodit Penal përkatësisht Nenit 291 të propozuar nga vetë Rama: “Drejtimi i automjeteve apo mjeteve të tjera të motorizuara nën efektin e lëndëve narkotike dënohet me burgim nga dhjetë ditë deri në tre vjet.”! Atëhere pse duhet të përjashtohet testi i drogës për politikanët dhe zyrtarët e lartë kur ata drejtojnë shtetin dhe fatin e shqiptarëve? Ndaj dhe propozojmë edhe një Nen të ri në Kodin Penal dhe Kodin e Proçedurës Penale përkatësisht si më poshtë: Neni në Kodin Penal: “Votimi në organet vendimarrëse, marrja e vendimeve në një Institucion të Administratës Publike apo firmosja e shkresave zyrtare nën efektin e lëndëve narkotike nga të zgjedhurit në organet qëndrore apo lokale dhe titullarët e institucioneve qëndrore dhe lokale të shtetit, dënohet me burgim nga tre vjet deri në 10 vjet dhe përjashtim të parevokueshëm të mëvonshëm respektivisht për 3-10 vjet nga e drejta për tu zgjedhur apo emëruar në institucionet publike.”

Neni në Kodin e Proçedurës Penale: “Çdokush që ka dijeni apo ka dyshime të arsyeshme se një i zgjedhur në organet qëndrore apo lokale apo titullar i një institucioni qëndror dhe lokal të shtetit duhet të informojë organet e policisë apo edhe drejtpërdrejt në prokurorinë e Shtetit dhe brenda 24 orësh nga denoncimi duhet ti kërkohet personit të dyshuar të bëjë testin e drogës pranë një lobaratori të akredituar brenda 24 orësh. Të dhënat e testit të drogës tërhiqen menjëherë sapo të kryhen nga Prokuroria e Rrethit për zyrtarët apo të zgjedhurit në nivel local dhe për deputetët dhe titullarët e institucioneve qëndrore nga Prokuroria e Përgjithshme.

Në rast se rezulton se analizat dalin positive atëhere kryhen menjëherë proçedurat e nisjes së proçedimit penal sipas kërkesave të Kodit të Proçedurës Penale. Në rast të konstatimit të një denoncimi të pabazuar shpenzimet e kryera nga personi i dyshuar për kryerjen e analizave dhe çdo shpenzim tjetër që ka ndodhur si pasojë e kryerjes së këtij detyrimi i kalojnë si detyrim personit apo përfaqësuesit të institucionit që ka përcjellë dyshimin pranë organeve të Policisë apo Prokurorisë.” Me repsekt Lista e qytetarëve propozues në rrjetet sociale që i kërkojnë një deputeti apo një grupi deputetësh që të ndërmarrë iniciativën ligjore të propozimit të këtij Neni në Kodin Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here