Standard.al

Shpërthejnë ekstremistët grekë: “Çekiç dhe zjarr për qentë shqiptarë”

0

Pas vrasjes së 35-vjeçarit sot në Bularat të Gjirokastrës kanë reaguar menjëherë institucionet zyrtare greke dhe ato shqiptare. Në këto momente në Athinë po zhvillohen protesta para ambasadës së Shqipërisë, ndërsa të pranishmit kanë shprehur revoltën për vrasjen e Kostandinos Kaçifas, i cili në rrethana ende të paqarta qëlloi me plumba ndaj Policisë Shqiptare.

Pas shkëmbimit të zjarri dhe thirrjeve të njëpasnjëshme për t’u dorëzuar, 35-vjeçari zgjodhi t’i kundërpërgjigjej me armë Policisë dhe RENEA-s. Me flamuj grekë në duar, ata protestuan për vdekjen e Konstandin Kaçifës, ndërsa mbajtën edhe qirinj dhe nuk kursyen aspak thirrjet raciste ndaj shqiptarëve. “Shqiptarët vrasës, po vrisni vëllezërit tonë në tokën greke”, ishte një nga thirrjet e dëgjuara gjatë tubimit para Ambasadës së Shqipërisë në Athinë. Ndërsa në një tjetër thirrje , u dëgjuan fjalët: “Çekiç dhe zjarr për qentë shqiptarë”. Mediat greke raportojnë së në protestën e cila  po zhvillohet në Athinë, i pranishëm është edhe Nikos Mihaloliakos, i pari i Agimit të Artë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.