Standard.al

“Lungomare” ende pa u mbyllur si projekt ka nisur të “rindreqet”

0

I cilësuar si një nga projektet më të mira dhe të shtrenjta, asfalti në Lungomare po dëmtohet dita dites. Dhe pse akoma investimi nuk ka përfunduar, shëtitorja po vjeterohet para kohe.

Përgjatë gjithë gjatësisë së saj, shikohen punëtorë të mirëmbajtjes që riparojnë dëmtimet.

Duket se puna nuk është realizuar në cilësinë e duhur. Pamjet që shikoni tregojnë për asfalt të prishur në një kohë që projekti akoma nuk ka përfunduar.

Për Lungomaren një shëtitore, pesë kilometra e gjatë u investuan 12 milionë euro. Projekti ishte funksional në gusht të vitit të kaluar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.