Standard.al

Zv/ministri i Financave për ligjin e Lojërave të Fatit: Qëllimi nuk është shtetëzimi

0

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, zv ministri i Financave Erion Luci komentoi edhe ligjin për lojërat e fatit, i miratuar në seancë plenare ditën e enjte. Luci tha se synim kryesor mbetet heqja e pikave nga zonat e banuara dhe objektiv nuk është marrja në dorë e menaxhimit.

“Në aspektin e menaxhimit dhe të kalimit on line të shumicës së këtyre lojërave, është më shumë objektivi i formalizimit apo i kontrollit që nuk është thjesht për këtë sektor, por është edhe për sektorë  të tjerë. Por nuk ka plane për të shtetëzuar apo për të marrë përsipër lojëra fati.” -tha Luci.

Referuar deklaratave të PD, se ligji për mbylljen e lojërave të fatit, pasi ato tashmë mund të luhen edhe nga telefoni, Luci tha se kjo është një lëvizje politike që do të largojë goditjen që mund të ketë konsumatori shumë afër pjesës sensitive që ndikohen nga këto lojëra.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.