Tahiri po shantazhon Ramën

0
343

Largimi i Fatmir Xhafajt është një zhvillim i mirë për vendin. Exit.al ka argumentuar që në krye se Fatmir Xhafaj është politikan që vetëm mund ta pengojë përparimin e Shqipërisë dhe se ai nuk mund të qëndronte më ministërpas zbulimit të dënimit të të vëllait për trafik droge.
Më në fund, krejtësisht papritur dhe pa zhurmë, Xhafaj është larguar nga drejtimi i ministrisë më të rëndësishme të vendit, pa dhënë asnjë shpjegim qoftë edhe indirekt për publikun.
Mënyra si ndodhi largimi i tij provon qëndrimet që ne kemi mbajtur për Fatmir Xhafajn, por megjithatë disa reflektime të para do të ishin me vend.
1. Largimi i Xhafajt është në rradhë të parë rezultat i përpjekjeve të opozitës.
Nuk ka as dyshimin më të vogël se faktori kryesor për largimin e Xhafajt është trysnia dhe sulmet e vazhdueshme të opozitës kundër tij. U deshën vetëm pesë muaj. Me gjasa, guri i fundit që e rrëzoi atë nuk ishte i opozitës, por pozicioni i tij ishte dobësuar ndërkohë aq shumë nga opozita sa ikja e tij ishte vetëm çështje kohe.
Veçanërisht, përpjekja për të mbrojtur të vëllain nga sulmet e opozitës duke fabrikuar një dëshmitar të rremë dështoi në mënyrë spektakolare, duke dëmtuar edhe më shumë imazhin e qeverisë dhe rrezikuar karrierën politike dhe dënimin edhe të Taulant Ballës dhe Ardi Veliut. Shkurt, mbajtja e Xhafajt ishte kthyer në kosto për qeverinë, për shkak të qenies së tij shenjestër e lehtë e opozitës.
Në mënyrë ironike, ndonëse opozita sulmohet për qasjen e saj jo radikale, faktet po tregojnë se ajo ka qenë të paktën efikase në ekspozimin e inkriminimit të qeverisjes—Xhafaj është vetëm shtesa e fundit në listën relativisht të gjatë të individëve të larguar nga politika si pasojë e përpjekjeve të opozitës.

2. Largimi i Xhafajt është humbje e qartë për Edi Ramën.
Në rradhë të parë ajo do të zbehë ndjeshëm shkëlqimin e fasadës së luftës kundë krimit që është tani ëpr tani aksioni kryesor politik i Edi Ramës. Edhe pse Ministri i ri Sandër Lleshi është një figurë e pastër, shumë me e aftë se e Xhafajt, të paktën në afatshkurtër, largimi i Xhafajt e dëmton Ramën politikisht dhe në imazh. Sado siëprfaqësore të ishin përpjekjet e fundit kundër krimit, në dukje ato konsideroheshin të suksesshme dhe largimi i Xhafajt në kulmin e tyre tregon se qëllimi i tyre nuk ka qenë lufta kundër krimit.
Nga ana tjetër, largimi pa ceremoni i Xhafajt nga Rama do të ketë efekt tek shumë individë të tjerë që i shërbejnë verbërisht Ramës duke ju treguar se nuk ka garanci që ai do t’i mbrojë nëse nuk i duhen më. Tani, Rama do e ketë më të vështirë të mbrojë elementët e tjerë të inkriminuar në qeverisje dhe do të duhet të lëshojë të paktën disa prej tyre. Kjo mund të kthehet në avantazh në afatgjatë, por në afatshkurtër do jetë goditje në imazhin publik të qeverisjes.
3. Qeveria socialiste duket e pashërueshme nga lidhjet me krimin.
Është e arësyeshme të mendohet se mënyra e papritur e largimit të Xhafajt, heshtja e tij për largimin, trajtimi i largimit nga Rama (deri tani) si një gjë pa ndonjë rëndësi apo pasojë, janë shenja se Xhafaj ka ikur papritur për shkak të rrezikut të ekspozimit të menjëhershëm të tij apo të Edi Ramës ndaj ndonjë prove apo skandali tjetër të rëndë. Saimir Tahiri mund të mendohet si burimi më i mundshëm i këtij shantazhi, pa përjashtuar ndonjë ndërlikim apo përplasje lidhur me hetimet e fundit kundër politikanëve të lartë për bashkëpunim me krimin për të siguruar vota.
Sido që të jenë rrethanat e vërteta, kjo histori ngjason më shumë me një realitet mafioz se sa qeverisës apo demokratik. Në kontekstin e akuzave dhe dyshimeve për Ballën, Gjiknurin, Dakon, Sejdinin, Manjën, Çyrbjen, e të tjerë dhe aktivitetet e provuara kriminale të Roshit, Tahirit, Prengës, etj. është e qartë se qeverisja socialiste është e metastazuar nga krimi dhe tashmë është vonë për ta shpëtuar. Për më tepër, shantazhet, rivalitetet dhe përplasjet e tipit mafioz janë tashmë mënyra kryesore e zhvillimit të aktivitetit të saj qeverisës.

4. Saimir Tahiri është ende personi më i fuqishëm në qeverisje pas Edi Ramës.
Edhe pse pa asnjë funsion politik apo qeverisës Tahiri duket se ushtron pushtet të madh ekstrapolitik: Ai ka ndikim apo kontroll të mjaftueshëm mbi Edi Ramën sa ta detyrojë atë të sakrifikojë çdo gjë dhe çdo kënd për ta mbrojtur nga dënimi për përfshirje në trafikun e drogës. Mund të spekullohet se këtë pushtet Tahiri e ushtron përmes shantazhit me prova kompromentuese ndaj Ramës, të cilat jo vetëm i ka, por është i gatshëm t’i përdorë.
Edi Rama, përmes prokurorisë të cilën e kontrollon tërësisht, po përgatitet ta dërgojë Tahirin para gjykatës vetëm me akuzën e shpërdorimit të detyrës: neglizhimin apo papërgjegjshmërinë në dhënien e makinës vetjake në përdorim të Habilajve. Një nga qëllimet kryesore të operacioneve të fundit të policisë ka qenë krijimi i imazhit të luftës kundër krimit, pa kursyer as “peshqit e mëdhenj”, për të përgatitur kështu kushtet që çlirimi i Tahirit, praktikisht, nga të gjitha akuzat të mos i kthehet në boomerang Edi Ramës, por të mund të përtypet në publik me tezën: ne e kemi treguar që çojmë në burg edhe tanët kur ka prova, por nuk lejojmë që dikush të akuzohet politikisht.
Xhafaj mund të ketë bërë qëndresë ndaj këtij skenari, ndaj Rama ka vendosur ta largojë Xhafajn duke e patur të lehtë këtë gjë për shkak të pozitës së dobësuar të Xhafajt. Për të nxitur këtë veprim të Ramës, konferenca e paralajmëruar për media e Tahirit ka qenë në fakt mendaur si trysni e Tahirit ndaj Ramës për të shpejtuar largimin e Xhafajt dhe jo kërcënim për të nxjerë fakte kundër Xhafajt.
Në kushtet e këtij pushteti të madh që Tahiri ka mbi Ramën, rasti më i keq do ishte nëse presioni i Tahirit ndaj Ramës nuk është individual, por është trysni edhe nga ato grupe kriminale që kanë patur lidhje apo mbështetjen e Tahirit. Në këtë rast do të kishim një qeveri e cila është nën kontrollin e krimit të organizuar dhe pa pushtet politik jashtë krimit.

5. Media vazhdon të përdoret dhe mbetet pre e propagandës dhe klisheve sipërfaqësore.
Prej muajsh janë ngritur në media dhe publik dy mite të ushqyera nga vetë Rama. I pari është miti i forcës së Xhafajt dhe rrezikut që ai përbënte për Ramën dhe pamundësinë e këtij të fundit përballë Xhafajt.
Klisheja e kërcënimit të pushtetit nga brenda është një nga metodat më të preferuara të Ramës për të krijuar intrigë e argëtim publik me qëllim shpërqendrimin e opinionit.
Me këtë truk ai mbajti gjallë për katër vjet legjendën e rrezikut që i vinte nga Meta në koalicionin me të. Pastaj ushqeu mitin e përplasjeve mes tij dhe Veliajt dhe mundësisë që Veliaj mund ta zëvendësojë Ramën në postin e kryeministrit.
Së fundmi, ngriti mitin e Xhafajt të fortë dhe të rrezikshëm për Ramën, i cili u shfry sot në mëngjes ndërsa Xhafaj u largua pa bujë.
Miti i dytë është ai i mbështetjes së Xhafajt nga të huajt. Edhe kjo është metodë e përdorur rregullisht nga Rama për mbështetjen e figurave të tij të inkriminuara nga. Kryesisht ky mit ushqehet nga fakti se Rama i merr bashkëpunëtorët nën akuza në delagacione zyrtare për t’i nxjerrë në foto me udhëheqës botërore.
Kështu bëri me Tahirin në vizitën në Shtëpine Bardhë, kështu bëri edhe me Xhafajn dhe Ballën në vizitën ku u takua me kancelaren Merkel.
Njëkohësisht, ai organizon vizita zyrtare të këtyre personazheve në vende të tjera, si dhe përdor ambasadorëve e huaj, siç bëri me Lu-në për Tahirin, apo Cutillion për Xhafajn.
Në fakt është Rama që përdor të huajt për të krijuar idenë e mbështetjes së tyre dhe pastaj median për të ngritur mitin e mbështetjes së huaj. Deri sa këto mite bien, siç ranë sot në mëngjes për Xhafajn.
“Exit.al”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here