Standard.al

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite hedh poshtë kërkesën e Ankarasë për ektradimin e 18 sauditëve të akuzuar për vrasjen e gazetarit turk

0

Arabia Saudite hodhi poshtë sot kërkesën e Ankarasë për të ekstraduar 18 sauditë të akuzuar se kanë vrarë gazetarin Jamal Khashoggi.

“Mbi çështjen e ekstradimit, këta individë janë qytetarë saudit. Ata janë burgosur në Arabi Saudite, hetimi është zhvilluar në Arabi Saudite dhe do të gjykohen në Arabi Saudite”, deklaroi ministri saudit i Punëve të Jashtme, Adel al Jubeir, gjatë një konference mbi sigurinë në Manama.

Me këtë deklaratë ai i kthen një përgjigje negative Ankarasë që kërkon që 18 të dyshuarit të ekstradohen për t’u gjykuar në Turqi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.