Dorëheqja e Xhafajt, flet Ilir Demalia: Mund të jetë një lojë me opozitën që të justifikohet…

3
227

Për analistin Ilir Demalia ekziston edhe mundësia që dorëheqja e Xhafajt të jetë një lojë me opozitën që kjo e fundit të kthehet në Parlament. Në një lidhje me skype me gazetaren dhe drejtoren e informacionit të Ora News, Beti Njuma, Demalia komenton edhe emrin e Sandër Lleshit si të propozuar për ministër të Brendshëm.

Beti Njuma: Mendon se Xhafaj, i cili ka qenë një nga njerëzit më të akuzuar nga ana e opozitës mund të jetë “kurbani” i parë i Ramës për të arritur një pajtim me opozitën për ta sjellë atë sërish në Kuvend?

Ilir Demalia: Desha ta them, kjo mund të jetë një lojë me opozitën që të justifikohet dhe opozita, që ta quajë si fitore largimin e Xhafës dhe të justifikojë futjen e saj në Parlament. Domethënë, këtu dalim prap tek marrëveshja e Majit mes Bashës dhe Ramës, që akoma nuk është zbuluar. Unë nëse do të isha në vendin e Xhafës dhe do të kisha një mbështetje kaq të madhe të amerikanëve dhe gjermanëve unë do ta detyroja Ramën që të më largonte mua dhe t’ia lija topin atij. Dorëheqja kam frikë se ka ndonjë kapje të Xhafës, sepse fakti që vëllai i Xhafës ka qenë i lidhur me krimin dhe ky krim është mbuluar gjatë gjithë kohës që ka qenë Xhafaj, mund të ketë edhe gjera të tjera. Flitet edhe për një video rozë, por mua nuk më intereson fare, nuk ka vlerë. Videot rozë nuk kanë asnjë vlerë përpara videove të krimit që kemi para syve sot. Mua largimi i Xhafës nuk më bën të besoj që do të vazhdojë lufta e krimit me ardhjen e një ushtaraku, që mesa di unë në strategjinë e depolitizimit të ministrisë së Brendshme, kur filloi pluralizmi në krye të saj nuk mund të jetë një ushtarak. Zgjedhja e një ushtaraku në këtë drejtim është një gjë jo normale, sepse policia merret me popullsinë dhe nuk ka operacione ushtarake.

Beti Njuma: E shihni ministrin e ri që pritet të dekretohet si një njeri që do t’i bindet Ramës?

Ilir Demalia: Ai është njeri i Ramës, sepse ka qenë këshilltar i sigurisë kombëtare. Gjëja më e shkatërruar në Shqipëri është siguria kombëtare. Nuk funksionin dhe është e shpartalluar. Është han me dy porta dhe metastazat e krimit janë shtrirë në të gjithë vendin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

3 COMMENTS

  1. Xhafen e mbeshtesnin si nderkombetaret ashtu dhe ne sepse po luftonte krimin dhe po dergonte pas hekurave te gjithe ata qe e meritonin. Super minister

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here