Standard.al

Aksident i rëndë në Pogradec, humb jetën 41-vjeçari

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lin – Pogradec mbrëmjen e kësaj të premte, ku si pasojë e përplasjes së një motoçiklete nga një automjet, ka humbur jetën një 41-vjeçar.

Njoftimi policise

Pak minuta me pare ne aksin rrugor Pogradec-Lin, mjeti tip “Volkswagen” me targa AA 714 KO, me drejtues shtetasin Aleksandër Seitllari, 24 vjeç, ka aksidentuar shtetasin V. M., rreth 41 vjeç, banues në Buçimas, i cili drejtonte një motoçikletë.

Shtetasi V. M., pas mbërritjes në Spitalin e Pogradecit, ka ndërruar jetë. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale. U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.