Visho Ajazi iku për shkak të përgjimeve të Dakos?

0
201

Në një lidhje direkte për emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në News24, kreu i PD, Lulzim Basha është pyetur për përgjimet mes kreut të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako me anëtarë të bandës së Avdylajve si dhe deklaratat e tij të bëra para një viti se largimi i ish kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika kishte lidhje me këtë ceshtje.

“Unë nuk vendos në rrezik jetën e njerëzve për burimet e mija. Denoncimet dhe informacionet i mbledh me mënyra të ndryshme dhe i bëj publike më pas vlerësimit. Pak rëndësi ka nëse kjo ka qenë pika e fundit e gotës që ka çuar në largimin e  ish kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika.

Sot Edi Rama nuk ka asnjë hallkë të shtetit jashtë kontrollit të tij. Kjo është alarmante sepse kontrollon çdo gjë me dorë të hekurt.  Të gjitha këto tregojnë se Kuvendi është shndërruar në një dele të bindur. Kamikazja Donika Prela po shkatërron dosjet hetimore.”- tha Basha.

Deklarata e Bashës para një viti:

Shërbimet inteligjente dhe ato partnere kanë kapur gafil Vangjush Dakon, që u ka premtuar tendera kriminelëve me miliona euro për të blerë dhe vjedhur votën për Partinë Socialiste.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here