Sekretarit te Përgjithshëm të Rames i rregullohet shtëpia nga Bashkia”

0
144

sh-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim ku thuhet se sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë po i rregullohet shtëpia e prindërve nga bashkia e Roskovecit.

“Don Agaçios i rregullohet shtëpia nga Bashkia! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha.
Ndërsa më tej në denoncim thuhet se punëtorët e Bashkisë punojnë gjatë orarit zyrtar për ta rregulluar duke akuzuar kryetaren e bashkisë së Roskovecit gjithashtu Majlinda Bufi se po e përdor këtë gjë për të siguruar rikandidimin.

“Të nderuar qytetar!
?Kjo shtëpi qe po shikoni në video është banesa e prindërve të Sekretarit te Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, me vendndodhje në Roskovec.
?Banorët e lagjes denoncojnë se shtëpia e Don Agaçios po rinovohet nga punëtorët e Bashkisë Roskovec. ‘Majlinda me shpirt djalli’ po i rinovon banesën? e Don Agaçios për ta përdorur si sekser tek Rama për të siguruar rikandidimin.
Qytetaret e Roskovecit shtrojnë dy pyetje.
1- Pse punëtorët e Bashkisë që paguhen? me taksat e qytetarëve të Roskovecit duhet të punojnë gjatë orarit zyrtar tek shtëpia e Don Agaçios?
2- Kush i paguan punëtorët e Bashkisë për të prishur çatinë e shtëpisë së Engjëll Agaçit?”, thuhet në denoncim.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here