Bushati: Që kur prokurorinë e ka marrë në dorë Arta Marku, cështjet që prekin pushtetin, arkivohen

0
335

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku u publikua një transkripit i bisedës së Vangjush Dakos me një prej anëtarëve të bandës Avdyli, u shpreh se sot publiku e ka të qartë se Vangjush Dako komunikon me anëtarët e bandës dhe se ai është pjesë e përgjimeve në dosjen 339.

“Ne sot kemi një lajm. Ka pasur një debat publik për 2 vjet me rradhë. Njëra palë thoshte në përgjime gjermane dhe shqiptare, me bandën del i lidhur Dako. Dako shkoi në gjyq dhe tha do coj Bashën në gjyq,
Me këto dokumenta kemi lajmin e parë. Vangjush Dako, komunikon me pjesëtarët e prezumuar të bandës.
Lajmi i dytë, Vangjush Dako rezulton në përgjimet e të akuzuarve, si anëtar të një bande kriminale që bëntë trafik, si një njeri që përmendet për të folur për zgjedhjet. Po të shohësh datat e dokumentave që kemi në dispozicion, janë 24 dhe 27 qershor.
Në 24 qershor, flitet cfarë do bëjmë për të paguar njerëzit për zgjedhje. Dhe në 27 flitet cfarë do bëjmë për ti falenderuar njerëzit
A mund të bërtasim siç bërtet opozita, që Dako duhet të shkojë në burg? Absolutisht jo.Por, që kur prokurorinë e ka marrë në dorë Arta Marku, po na ndodh një gjë, cështjet që prekin pushtetin, arkivohen. Edhe në këtë dosje, sa ka dalë vangjush Dako, është hapur ajo 339 dhe pastaj 339/1. Njëlloj si me vëllain e ministrit të brendshëm.Dosjet e njerëzve që prekin pushtetin, arkivohen.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here