Baba Taku si rilindas i thekur, quan Berishën kryebixhozçi!!! Je mes nesh Braho?!

0
501

Deputeti socialist Spartak Braho nga foltorja e Kuvendit,  tha se me këtë pr/ligj maxhoranca parandalon piramidat e 1997.

“Maxhoranca me këtë pr/ligji po parandalon katrahurën ekonomiko financiare e ngjashme me   piramidat e viteve 1996- 1997. Jo vetëm sot vendimi i kuvendit por dhe më pas zbatimi i tij njëkohësisht dhe dita e sotme është ditë historike , arritje suksesi në qeverisjen e maxhorancës socialiste”

Braho thotë se po preken interesa të mëdha financiare të mafias kjo është dhe arsyeja që  deputetët kanë pasur presion të madh. Ne fjalen e tij deputeti nuk lë pa përmendur as opozitën dhe ish liderin e saj, Sali Berisha duke e etiketuar “kryebixhozçiu dhe kopeja e tij politike e degjeneruar” “Nuk më çudit as rreshtimi i opozitës në këtë krah pasi kryebixhozçiu, akaparuesi si dhe përfituesi më i madh mbetet Sali Berisha, kopeja e tij politike i cili vazhdon po të jetë po ai si dikur me piramidat e 1996-1997. Kjo është arsyeja që ata nuk kanë ardhur sot në këtë seancë për të votuar ligjin. Kjo i demaskon si forcë politike regresive dhe e degjeneruar.”

Ish-kryeministri i ka te shumta akuzat ndaj tij e ne politike kjo eshte fare normale. Kundershtaret e tij politik nga PS nuk kane nguruar ti numerojne njemije e nje te zeza por askush deri me tani, vetem Rama disa dite me pare,  e quajti Berishen, te afeksionuar pas bizhozit ( edhe ky i fundit me shume me nje foto ironike e batute). Cdokush qe e njeh ndopak doktorin dhe politiken e ndjekur nga ai ne keto 28 vite nuk ka dyshim se vetem njeri i veseve ai nuk mund te cilesohet e aq me teper mbrojtes i tyre.

Por “Baba Taku” sic e njohin Spartak Brahon, ka menduar ta kete mendimin e tij ne nje linje me shefin rilindas dhe nuk ja ka vene shume re kryerilindasit ironine. Per te qene ne rregull me “partine”, Brahos nuk i ka kushtuar asgje te artikuloje nje genjeshter te paster ne Parlament, duke e cilesuar Berishen si kryebixhozçi!

Ne keto kushte vlen te pyetet: “Baba Taku” je mes nesh?!

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here