Përplasja me Kryeministrin, flet aktivistja e “Lëvizjes” që i prishi ditën Ramës: Të ngrihemi e të ndalim zhvatjen

0
1395

Dy ditë më parë Kryeministri i vendit, Edi Rama zhvilloi një takim me nxënësit ekselentë dhe gjatë takimit disa përfaqësues te Lëvizjes për Universitetin i ndërprenë fjalën kreut të qeverisë, duke e akuzar atë se së bashku me drejtuesit e arsimit po zhvatin studentët. Ditën e djeshme njëra nga vajzat, Joana Meraja aktiviste e “Lëvizjes për universitetin” në një intervistë për gazetën “Standard”  u shpreh se sjellja e kryeministrit shpreh më së miri paradoksin e tij në lidhje me arsimin.

 “Në njërën anë ai është shërbëtor besnik i biznesmeneve të mëdhenj të cilët kanë hapur universitete private dhe për të cilët bën ligje korruptive dhe në anën tjeter ky shërbetor bëhet shtypes i studentëve dhe pedagogeve që refuzojnë situatën skandaloze në të cilën ndodhet arsimi sot në shqipëri”- u shpreh aktivistja.  Ndër të tjera ajo u bëri thirrje studentëve dhe qytetarëve të ulur në karrigen e spektatorit të ngrihen në këmbë kundër zhvatjes dhe censurimit të të drejtave tona.

 

 

Intervista

 -Çfarë mendon për sjelljen e Kryeministrit përkundrejt revoltës së vazhdueshme të studentëve?

 

Zgërdhirja e vazhdueshme e kryeministrit Rama me revoltën e studenteve ka të bëjeë me faktin se që në nisje hartimi i politikave arsimore, si ligji për arsimin e lartë ka qënë një proces i mbyllur, jo transparent dhe pa dialogun e qeverisë me trupën e universitetin publik.   Kësisoj në mungesë të një komunikimi dhe debati të mirëfilltë publik, kryeministri mendon se mund tu shpëtoje kritikave dhe dyshimeve serioze mbi këtë reformë, përmes batutave banale dhe monologut groteskt.  Po kështu kjo sjellje shpreh më së miri paradoksin e kryeministrit në lidhje me arsimin: Në njërën anë ai është shërbëtor besnik i biznesmeneve të mëdhenj të cilët kanë hapur universitete private dhe për të cilët bën ligje korruptive dhe në anën tjeter ky shërbetor bëhet shtypes i studentëve dhe pedagogeve që refuzojnë situatën skandaloze në të cilën ndodhet arsimi sot në shqipëri.

 

 

 -Cili është mendimi i Lëvizjes për politikat e arsimit të lartë ?

Siç e thamë edhe më sipër ligji për arsimin e lartë është një ligj korruptiv, i cili nuk merr parasysh nevojat e universitetit publik. Po kështu qeveria e cila e ndërmorri këtë reformë në emër të kalbëzimit të brendshëm të universitetit është sot bashkëpunetorja më e devotshme e burokrateve të kompromentuar. Politikat qeveritare në arsim kanë krijuar kaos sa i përket rregjistrimit të maturantëve në universitetin publik, ku një student që dëshiron të studiojë për filozofi ka shkuar për inxhinieri dhe një student që dëshiron të studiojë inxhinierinë ka shkuar tek filozofia, duke shkatërruar kështu prirjet dhe dëshirën për dije të brezit të ri. Gjithashtu paniku që vjen si pasojë e afateve të shkurtra të regjistrimit në fakultet u ka shërbyer universiteteve private, ngaqë maturantet nga frika e te mbeturit pa shkollë rregjistrohen në universitetet private ku nuk ka asnjë kriter pranues.

Rreth 65% e buxhetit publik për universitetin paguhet nga tarifat tona dhe vetëm 35% nga financimet e qeverisë. Kjo ndikon në uljen e cilësisë së universiteteve duke i bere ato që  përzgjedhjen e studenteve ta bëjnë në varësi të kostos financiare që duhet të mbulojnë. Kjo rëndon xhepat e familjeve shqiptare dhe vështireson jetën e dhjetera mijëra studentëve. Ne kërkojme që qeveria të rrisë financimet për arsimin e lartë, duke ulur kështu tarifat e studentëve. Me ligjin e ri fiskal qeveria u fal lekë kompanive të mëdha private, ndërsa me ligjin e ri të arsimit u zhvat para studenteve dhe familjeve të tyre. Kjo është absurde dhe skandaloze!

-Cilat janë problematikash më të mëdha që kanë sot studentët ?

Problematikat e studenteve janë të larmishme, duke filluar nga qeratë e shtëpive, çmimi i të cilave rritet nga viti në vit dhe që merr pothuaj gjysmën e shpenzimeve mujore të një studenti mesatar. Shqetësuese është gjithashtu rritja e çmimeve të konsumit të përditshem, transportit, kujdesit shëndetsor dhe për këtë qeveria nuk ofron lehtësira sociale. Bursat janë qesharake dhe për pak persona. Abonetë po kështu janeë të kufizuara dhe nuk ka kartë studentore . Shumica e studentëve që vijnë nga perferia për të përballuar jetesën detyrohen që të punojnë punë nga më  të ndryshme, gjatë kohës që studiojnë.  Ata përfundojnë punëtore në shkollë ngaqë nuk munden të frekuentojnë rregullisht oraret mësimore dhe studente në pune duke mos i marrë seriozisht dhe duke i paguar gjysmë rroge. Edhe në fund të gjithë këtij sforcimi mesatarisht 5 vjeçar ku shpenzojmë të gjitha kursimet familjare dhe kohën e rinise, në pajisemi me një  diplomë  që nuk na krijon perspektiva të reja e të shumta në jet.

 

 

-Si do ta cilësoni sjelljen e  dy ditëve më parë të truprojave të kryeministrit dhe a mund të na thoni se çfarë do ndodhë në vazhdim me aksionin tuaj? 

Siç u pa edhe në video, guximi i disa aktivisteve të lëvizjes studentore e detyruan kryeministrin të belbëzonte dhe ti censuronte pamjet e atij aksioni të drejtëpërdrejtë, sepse nuk ka asnjë argument në mbrojtje të reformës famëkeqe në arsimin e lartë. Me reagimin e tij, kryeministri shfaqi cinizëm dhe lodhje nga gënjeshtrat e veta. Megjithatë, prej kohesh e kemi humbur besimin tek dëshira dhe vullneti i kryeministrit për ndryshime pozitive në arsimin e lartë publik. Përmes reagimeve tona nuk ushqejmë iluzione për kryeministrin, por u bëjmë thirrje studentëve dhe qytetarëve të ulur në karrigen e spektatorit të ngrihen në këmbë kundër zhvatjes dhe censurimit të të drejtave tona.

@standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here