Standard.al

Një tallje ekzemplare/ Boçi: Ministria që kundërshton vetveten e tallet hapur me studentet

0

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka reaguar në një shenim në rrjetet sociale pas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit.

 

Ja postimi i plotë i Boçit në facebook:

MINISTRIA QË KUNDËRSHTON VETVETEN E TALLET HAPUR ME STUDENTET

Nuk është rasti i parë që Ministria e Arsimit, prodhon udhëzime që kundërshtojnë njëri-tjetrin, apo që bien ndesh me ligjet.

I tillë është dhe Udhëzimi nr.33 i datës 23.10. 2018 “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në vitin akademik 2018-2019” të ndryshuar.

Udhëzimi në fjalë bie në kundërshtin si me Rregulloren e maturës, që përcakton qartë rregullat, kriteret e procedurat që ndjekin maturantët për të fituar të drejtën e studimit, ashtu dhe ligjet e aktet e tjera nënligjore.

Po të lexosh udhëzimin, sipas të cilit tani regjistrimi i maturantëve mund të bëhet dhe pa aplikuar me formular dhe jashtë portalit, e kupton që gjithçka e realizuar me zhurmë, bujë, tam-tame drejtësie e më the e të thashë deri më tani, ka qenë një farsë gjigande, një proces fiktiv që thjesht mbajti me gajret maturantët prej 5 muajsh rresht.

Udhëzimi rrëzon çdo meritë, çdo preferencë, çdo konkurencë, ndërkohë që thotë troç që ngulja e maturantëve muaj rresht para formularëve, ambicieve, ëndrrave, ekraneve të komjuterit për të ndjekur lëvizjen e emrit, ishte thjesht nxjerrje gjigande gjuhe nga Ministria.
Një tallje ekzemplare.

Dhuratë nga Rama e Lindita.

Kjo nuk është hapje e portave të Universiteteve nga mirësia, por shqyerje e Universiteteve nga idiotësia.

Se çfarë kuptimi ka ky udhëzim që rrëzon të gjithë të tjerët, askush nuk mund ta thotë.

Kot maturantët u investuan në mendje, në financa, në energji, në formulare, në portale.

Kot u regjistruan diku, ku nuk deshën e sot nuk munden të çregjistrohen.

Kot u mërzitën, apo u gëzuan.

Kjo nuk është as garë, as meritë, as arritje.

Kjo është paaftësi dhe papërgjegjshmëri e ulur këmbëkryq.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.