Gënjeshtra e Ramës për Bypassin e Fierit. Zotohej për përfundim të projektit, sot flet për…

0
149

Mes padurimit nga ngecja ndër vite dhe entuziasmit, kryeministri Edi Rama njoftoi sot lajmin për sigurimin e financimit nga BERZH të dy projekteve insfrastrukturore të rëndësishme në jug të vendit; Bypassin e Fierit dhe Vlorës.

“Për pak ditë nis puna dhe në qershor patjetër traseja e hapur për sezonin turistik”, shkruan Rama në Twitter.

Por kjo që thotë kryeministri bie në kundërshti me çfarë ai ka deklaruar muaj më parë. Nëse i referohemi vetëm intervistës së tij te emisioni ‘Open’ disa javë më parë, Rama deklaroi se Bypassi i Fierit do të jetë gati për sezonin tjetër turistik.

Pra, projekti do të jetë i përfunduar. Ndërkohë në reagimin e sotëm, kryeministri flet ‘hapje traseje’ për sezonin e ardhshëm.

Faktikisht traseja e kësaj rruge është e hapur prej kohësh, thjesht përfundimi i saj është zvarritur ndonëse Rama e ka premtuar vit pas viti. Ajo që kryeministri duhet të thotë dhe që praktikisht u invereson qytetarëve që bllokohen në trafik sidomos gjatë sezonit veror, është se kur do të përfundojë ky projekt.

Hapja e trasesë së rrugës, që faktikisht është hapur, nuk do të thotë përfundim i projektit.

“Tani procesi ka përfunduar dhe shpresojmë shumë që brenda disa javëve të na vijë përgjigjja përfundimtare e bankës, të lidhet kontrata dhe sezoni i ardhshëm ta gjejë rrugën e bypass-it të hapur për të qenë e kalueshme, nëse jo e përfunduar plotësisht. Kështu që kompletohet gjithë lidhja me Vlorën”, deklaronte Rama shtator të këtij viti./LAPSI.al /

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here