Spitali! Shehu i pergjigjet Rames: Sot do te inagurohej perfundimi i punimeve e jo fillimi i tyre

0
89

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu i është përgjigjur kreut të qeverisë në lidhje me nisjen e punimeve për spitalin e ri në QSUT.

Sipas tij,  sot në vend të fillimit të punimeve duhet të kishte përurim të ndërtesë. Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Shehu shkruan se Rilindja e bllokoi këtë projekt prej vitesh.

“Kryeministri sot ne QSUT ben nje inagurim te vonuar, pa kerkuar se paku ndjese! Ai inaguroi vecse fillimin tejet me vonese te punimeve te fazes se dyte te nje projekti shume te rendesishem te asaj qendre, me zanafille ne vitet 2006-07, faza e pare e te cilit perfundoi ne fund te vitit 2011.

Ky projekt u zvarrit nga Rilindja per disa vite, ndryshe sot do te inagurohej perfundimi i punimeve e jo fillimi i tyre, pra nuk do ta shikonim ate “spital” vetem ne 3D.

I ndodhur ne QSUT Kryeministri duhej te thoshte dicka edhe per Qendren moderne te Sterilizimit te perfunduar me fazen e pare, e cila ju dha arbitrarisht privatit nepermjet nje PPP, e shoqeruar kjo me pagesa nga buxheti prej 11-13 M $ ne vit, kosto kjo abuzive, qe po e fut te gjithe ate projekt korruptiv ne kolaps.

Ndersa per politikat shendetesore, menyrat e financimit te ketij sistemi, qe eshte afer varferise Afrikano-Qendrore, per vendosjen e autonomise se QSUT nepermjet konceptit “spitali ndermarje”, per rolin e Sherbimeve Universitare dhe te shefave te tyre te futur tashme ne nje procedure diskriminuese perzgjedhje, etj, asgje premtuese.

Ne vend te ketyre kolonave zhvilluese, u fol per hapesiren e parkimit te automjeteve aty.

Ky eshte menaxhimi, qe Rilindja i ben sistemit tone shendetesor, duke krijuar vecse humbje kohe, deme financiare, menaxheriale, klinike e mungese te thelle perspektive, gje qe eshte nje nga shkaqet e kolapsit si edhe te “hemorragjise” se mjekeve e te personelit.”, shkruan ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here