Havari: Operacioni i policisë ishte normale, qeveria të mos dekonspiroje aksionet

0
143

 

Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit Mit’hat Havari ka qenë i ftuar sot në studion e lajemve në Fax News ku ka komentuar aksionin më të fundit të policisë, që çoi në arrestimin e 27 personave në Lezhë, Shijak dhe në Has.

Sipas Havarit laboratori i drogës në Has është zbuluar në sajë të bashkëpunimit me agjentë gjermanë, dhe për të nuk ka pasur rrjedhje informacioni, edhe pse koka e këtij laboratori është ende në kërkim nga ana e policisë. Havari shtoi më tej se personat që qëndronin pas këtij laboratori kanë qenë ‘profesionistë’ në fushën e krimit dhe është normale që ata të arrinin ti fshiheshin policisë.

“Po të ishte për Policinë tonë Xibraka do të kishte avulluar me kohë, pasi ka qenë insistimi i gjermanëve që ata të merrnin dënimin sipas ligjit. Edhe rasti i Kukësit është i ngjashëm, ku ka pasur një monitorim të fortë edhe nga Turqia dhe nga Gjermania, për mendimin tim nuk ka pasur rrjedhje informacioni. Edhe pse nuk arritën që të kapeshin kokat e këtij laboratori, pasi ata janë profesionistë në fushën e krimit, e rëndësishme është që provat janë në këtë rast”, u shpreh Havari.

Ish-drejtuesi në Policinë e Shtetit ka komentuar po ashtu dhe arrestimin e ish-deputetëve të PS-së, ku sipas tij është një turp për ta përfshirja në akte të tilla korruptive. Havari tha se Arben Çukon e njihte dhe pesonalisht dhe nuk ka se pse kryeministri Rama të ndjejë keqardhje për të, pasi korrupsioni është në vepër penale që kryhet me vetëdije të plotë.

“Unë Arben Çukon e njoh mirë, dhe e mira do të ishte që ai të ishte arrestuar në kohën kur ishte drejtor, dhe jo dy muaj pasi u shkarkua. Unë do të doja që ai të ishte arrestuar pa show, sepse puna nuk tregohet në media. 

Këta janë ordinerë, turp t’i vijë, shumë mirë ja kanë bërë që e kanë arrestuar. Në momentin që prokuroria ka hetuar çështjen te Rana e Hedhun, sigurisht që ka dalë dhe emri i Arben Ndokës, dhe është lënë mënjanë, për t’u rrimarë tani.

Po a është i mjaftueshëm një përgjim? Ndonjëherë Policia e Shtetit bën gënjeshtra të bardha, dhe mund të kenë dhe prova sekrete me të cilat janë duke punuar. Unë jam i prirur që të besoj se ka prova të forta ligjore, në rast se mbështeten vetëm te përgjimet atëherë ata persona do të lirohen. 

Kryeministri i një vendi demokratik nuk ka pse ndihet i keqardhur, pasi Çuko nuk është 16-vjeç, ai i ka marrë me vetëdije të plotë paratë. Kryeministri duhej të përdorte një indiferencë fyese, i keqardhur mund të ndihesh për një aksident, po jo për një vjedhje”, u shpreh Havari.

Më tej ai u ndal dhe te deklaratat e Xhafajt dhe Ramës se në ditët në vijim do të ketë dhe aksione të tjera dhe arrestime, ku tha se shteti nuk mund të veprojë në bazë të deklaratave të tilla mediatike.

Sipas tij njerëzit duan aksione dhe veprime konkrete, pasi janë të lodhura nga retorikat boshe të politikanëve shqiptarë, që shpeshherë dekonspirojnë dhe aksionet.

“Ministri i Brendshëm nuk mund të bëjë deklarata të tilla se në ditët në vijim do të ketë aksione, pasi mund të quhet si dekonspirim, as kryeministri nuk mund të bëjë kështu deklaratash. 

E dëgjova dje Ramën me ato plakat në Laprakë se do të ketë goditje në ditët në vijim, si në kohën e fushatave të komunizmit të mbjelljes apo korrjes së grurit. Nuk ka kush interes që të dëgjojnë fjalë boshe, njerëzit duan që personat e kriminuar të dënohen, dhe jo të kapen sot me aksione shoë dhe të lirohen pas një jave.

Unë nuk pashë ndonjë sjellje skandaloze në arrestimet e kryera nga ana e policisë së shtetit, gjithçka ishte shumë normale. Nëse Pjerinit i vjen keq se e ka mik, atëherë ky është problem i tij personal, unë nuk shoh ndonjë gjë që të jetë ndryshe. Reagimin e Ndreut unë e cilësoj si një intimidim. Është shumë normale që ai të filmohej, nuk ka asnjë problem”, u shpreh më tej Havari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here