Standard.al

Fëmijë që punojnë në kushte skllavërie për bukën e gojës! Ndalu zoti Rama!

0

Nga Dhurata Çupi*

Të dënohesh mos kesh fëmijëri duke punuar në kushte skllavërie për bukën e gojës.

Një dëshni rrënqethëse, një dramë që bucet, një dhimbje që nuk le vend për fjalë. Të tilla ishin imazhet që emisioni Fiks Fare solli para publikut, kur intervistoi fëmijë të mitur, në shkollë fillore, duke punuar bashkë me prindërit për një kafshatë bukë në sofër në mbrëmje. Një sofër vetëm me bukë e kripë, asgjë më shumë..Poema e mjerimit e Migjenit është një e vërtetë që dhemb sot më shumë se kurrë.


Disa kohë më parë, duke iu referuar një reportazhi të një media italiane, pikërisht për të njëjtën situatë, kryeministri i fasadave e quajti një prodhim i medias së kazanit.
Po sot cfarë mund të thotë kur me zë e figurë e pamë dhimbjen që na përcollën ata fëmijë ndërsa kryeministri ka marrë përsipër një tjetër mision: varfërimin e shqiptarëve deri në skamje. U hoqi ndihmën ekonomike, nuk u ofron asnjë mundësi zgjedhje përvec emigrimit, u rritu taksat, i burgosi se nuk munden të paguajnë energjinë,dhe pas kësaj regjie të realizuar prej tij, flet për reforma imagjinare e zhvillim fasadë.

Ndalu zoti Rama, ndalu dhe shiko se cfarë urrejtje po mbjell në popull. Ndalu dhe shihi klientet e tu të pangopur që me bekimin tënd po i bëjnë gjëmën këtij populli.
E ke marrë pushtetin, (shqiptarët nuk ta dhanë me vullnet të lirë) për të qeverisur e jo për të telendisur këtë popull të cilit i ka shkuar litari në fyt.

Fëmijët që mbledhin krom në Bulqizë, për bukën e gojës, janë imazhi që duhet tiu përndjekë ngado, pasi është panorama që ti ke bërë me dorën tënde.
Banorët e Dibrës janë të mencur e do të dinë që shumë shpejt të ta japin përgjigjen e duhur, ashtu sic ju e meritoni.

*Deputete e Partise Demokratike

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.