Deputetja e LSI: Mesazhi i qartë, qeveria duhet të largohet, të rinjtë duhet të qëndrojnë në Shqipëri

0
106

Kryetarja e LRI-se, njeheresh deputetja e LSI-se Floida Kerpaçi deklaroi ne nje takim me te rinjte ne Vlore se rinia ndodhet sot perballe shume problematikave. por sipas saj zgjidhja nuk eshte largimi nga vendi pasi theksoi Kërpaçi eshte qeveria ajo qe duhet te largohet si fajtore kryesore per gjendjen e rinise.

Fjala e deputetes së LSI-së, Floida Kërpaçi në takimin me LRI, Vlorë

Në fakt dua ta nis fjalën time me një falënderim të jashtëzakonshme për gjithsecilin prej jush për kontributin që keni pasur në zgjedhjet e vitit 2017 dhe për qëndrueshmërinë që tregoi gjithsecili prej jush përballë presionit dhe përballë gjithë asaj vështirësie, ku u detyruat të përballeshit me të gjithë shtetin, treguat që ju jeni të vendosur, ju doni vendin tuaj dhe për këtë edhe rezistuat. Kështu që faleminderit shumë për të gjithë organizimin, për të gjithë energjinë dhe shpirtin që i jepni organizimit të LRI në Vlorë.

Ne kemi nevojë për të rinj si ju që të shkojmë në çdo lagje, të shkojmë në çdo gjimnaz dhe të shkojmë në çdo universitet, t’i thërrasim, t’i bashkohen, të bëhen pjesë e ekipit tonë për një platformë shumë të rëndësishme, për platformën që të rinjtë t qëndrojnë në Shqipëri, që të rinjtë të mos largohen nga Shqipëria.

Ne sot kemi një mesazh, qeveria duhet të largohet dhe të rinjtë duhet të qëndrojnë në Shqipëri. Nuk ka pse të rrisim ne me vlera, me ide, me mendime, me vizione që të largohen nga Shqipëria, sepse nuk kemi mundësi në Shqipëri, sepse realisht jetojmë në një udhëkryq të jashtëzakonshëm, ku papunësia është në nivelet më të larta, ku arsimi është në gjendjen e tij më skandaloze dhe kur gjithsecili prej jush kur kemi folur dhe kemi diskutuar, përballet me një vështirësi shumë të madhe në jetën e tij të përditshme si i ri në Shqipëri.

Të gjitha këto vështirësi mund ti luftojmë me një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme, me një rezistencë, me një energji siç është energjia rinore për ti thënë jo kësaj qeverie dhe për të ringritur një alternativë tjetër, alternativën rinore, alternativën që do të sjelli ndryshime dhe mirëqenie në Shqipëri.

Unë dua t’ju falënderoj që keni besuar LSI dhe LRI, sepse keni parë që LSI është partia e të rinjve. Sot ne këtu kemi Sidorelën, kemi Anxhelën, kemi Adin, të cilët janë të zgjedhur të Këshillit Bashkiak të ardhur nga radhët e LRI, ku tregojnë se si të rinjtë janë mbështetur për të qenë pjesë e vendimmarrjes,por kanë treguar edhe se si ata kanë punuar për të rinjtë edhe i kanë përfaqësuar të rinjtë në Vlorë. Kështu që uroj që energjia juaj, pasioni juaj për të punuar këtu në Vlorë të vazhdojë. Ne do të na keni në mbështetje të vazhdueshme për të ardhur, për të punuar dhe për t’u angazhuar dhe të mos harrojmë diçka që është shumë e rëndësishme, duhet të punojmë me dashuri, me shumë zemër për një arsye, për vendin tonë, për familjen tonë dhe për ta bërë Shqipërinë, vendin ku ne duam të drejtojmë, ku duam të rritemi, ku duam të krijojmë familjet tona dhe ku duam të rrimë me prindërit tanë. Jo të largohemi dhe të marrim udhët e Europës.

Kështu që urime për gjithsecilin prej jush! Suksese në shkollat tuaja dhe do të jemi në takime të vazhdueshme dhe në takime të tjera që do të organizojmë dhe që besoj që edhe do të na ftoni edhe do t vijmë me ju.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here